Vjen për herë të parë në shqip një nga librat fondamentalë për qytetërimin perëndimor, “Morali dhe Feja” me autor Albert Pike. Në vazhdën e botimeve nonfiction, enti “Helga’S Secrets” do ta prezantojë këtë botim në panairin e librit që hapet më 9 nëntor, në Tiranë
I përkthyer në shumë gjuhë të botës, konsideruar një libër fondamental për qytetërimin perëndimor libri “Morali dhe Feja” e Albert Pike, do të njihet edhe nga lexuesi shqiptar.
Bëhet fjalë për “Morals & Dogma” që zbret edhe në shqip nga enti botues Helga’S Secrets, duke pasuruar fondin e gjuhës shqipe me librat më të rëndësishëm nga fondi botëror i kulturës.
“Të flasësh e të shpjegosh këtë libër është ndoshta edhe më e pavlerë sesa të flasësh për rëndësinë që ka vepra e Homerit për kulturën e antikitetit doro-jonian apo për Biblën e Kuranin, respektivisht për krishtërimin dhe besimin islam. Sepse ky libër është një nga librat bazë të vëllazërisë së fuqishme Frimasone në botë e sidomos në Perëndim. Albert Pike ka qenë ndërtuesi modern i ngrehinës së Frimasonerisë në SHBA dhe në botë. Ish-gjeneral separatist i Jugut gjatë Luftës Civile Amerikane dhe i vetmi prej tyre që e ka bustin të paprekshëm në Ëashington DC. Autorit i vishet akuza e pavërtetuar se është projektuesi i tri Luftërave Botërore në një letër drejtuar Llozhës franceze të Frimasonerisë, si dhe themeluesi i KKK (Ku Klus Klan-it në SHBA), në një kohë që indianët lëkurëkuq të SHBA luftuan me jugun nën drejtimin e autorit, Albert Pike”, shpjegon botuesi i Helga’S Secrets, Alfred Cako.
Në SHBA thuhet se çdo bust mund të qëllohet me domate ose vezë, me përjashtim të bustit të Pikes. Edhe sot, kur dikush në elitën amerikane a evropiane do të thotë mos u kruaj më këtë apo atë çështje, thotë: Mos u kruaj me ‘Piken’. Sipas Cakos libri është një projektor i fuqishëm drite mbi errësirën e shekujve. Pike ishte një njohës i mirë i 17-18 gjuhëve të vjetra e të reja dhe ky libër është rezultat i një punë të gjatë e të palodhshme të stafit të tij.
Por botuesi Cako na vë në dukje se Pike ka shkruar edhe për ilirët, paraardhësit e shqiptarëve, disa herë me superlativa, duke i quajtur shqiptarët një racë nga më të vjetrat dhe gjuhën shqipe një gjuhë indoevropiane e që nuk rrjedh nga asnjë gjuhë tjetër. Ai ka thënë se “Shqipja, e folur në Ilirinë dhe Epirin e lashtë, ofron një problem që askush nuk është në gjendje ta zgjidhë. Gjuhëtarët nuk mund të pajtohen nëse ajo është kelte, apo ilirishte e vjetër, apo një dialekt i pavarur i folur para çdo migrimi arian, ose tâtarike apo trake, apo kryesisht indoevropiane apo ariane. Profesor Pott mendon se shqiptarët janë ilirët, kjo është përgjigjja më e mirë edhe për emrin Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllav, as finik (grupi racor i finlandezëve) apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë. Shqipja, e folur në Ilirinë dhe Epirin e lashtë, ofron një problem që askush nuk është në gjendje ta zgjidhë. Gjuhëtarët nuk mund të pajtohen nëse ajo është kelte, apo ilirishte e vjetër, apo një dialekt i pavarur i folur para çdo migrimi arian, ose tâtarike apo trake, apo kryesisht indoevropiane apo ariane. Profesor Pott mendon se shqiptarët janë ilirët, kjo është përgjigjja më e mirë edhe për emrin Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllav, as finik (grupi racor i finlandezëve) apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë. Shqipja, e folur në Ilirinë dhe Epirin e lashtë, ofron një problem që askush nuk është në gjendje ta zgjidhë. Gjuhëtarët nuk mund të pajtohen nëse ajo është kelte, apo ilirishte e vjetër, apo një dialekt i pavarur i folur para çdo migrimi arian, ose tâtarike apo trake, apo kryesisht indoevropiane apo ariane. Profesor Pott mendon se shqiptarët janë ilirët, kjo është përgjigjja më e mirë edhe për emrin Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllav, as finik (grupi racor i finlandezëve) apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë”.
“Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese te një filozofi e caktuar e jetës apo mbi besimin gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) te shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijëvjeçare të këtij cikli jetësor apo përgjatë këtij viti diellor (i gjatë gjithsej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen te ky libër i rrallë i ndarë në 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së kuptimit të simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, e cila drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut”, shpjegon botuesi Cako.
Thuhet se Albert Pike e mori Frimasonerinë nga legjendat, për dore, dhe e shndërroi atë nga një ‘kasolle e vjetër dhe e rrënuar’ antike në një ‘qiellgërvishtës modern’. Të flasësh sot për Piken, është diçka e tepërt pasi, me gjithë thashethemet a shpifjet e shumta që kanë ardhur për të nga organizatat antimasonike për personalitetin e tij të fuqishëm e aspak të zakonshëm, ai përsëri, ashtu si me bustin e tij stoik në Ëashington DC, qëndron i palëkundur, si një figurë poliedrike, si poliglot i rrallë dhe njeri shumëdimensional që ka treguar karakter gjeniu edhe në fusha të tjera, si në fushën ushtarake gjatë Luftës Civile në SHBA (është i vetmi strateg ushtarak i jugut separatist që është nderuar me një bust në kryeqytetin e kombit amerikan), në fushën juridike, teozofike, fetare, okultiste etj. Pike mbahet si një ndër njerëzit më të kulturuar të shekullit 20, së bashku me dijetarë të tjerë paraardhës e pasardhës si Galileo Galilei, Gordano Bruno, Madam Helena P Blavatsky (edhe kjo ka dy libra të përkthyer në shqip tashmë nga Helga’S Secrets), Manly P Hall, Francys Yaetes etj.
Sigurisht që të sjellësh këtë libër në shqip është një sipërmarrje shumë e vështirë, gati-gati sikur të sjellësh Homerin, dhe Helga’S Secrets i pranon të gjitha vërejtjet që mund t’i bëhen nga brezat e ardhshëm elitarë dhe sidomos nga Lozhat e Frimasonerisë që po krijohen apo që do të organizohen më mirë në të ardhmen e shpejtë ne Shqipëri, ashtu siç ka ndodhur edhe te të gjithë kombet e tjera të civilizuara. Ky ishte një hap i parë i guximshëm i entit tonë botues dhe sigurisht që ky botim mund të ketë vend për përmirësime, me lejen tonë. Më vonë, sigurisht që ky libër mund të rishtypet me hardcover dhe të qëndrojë si krenari në çdo Lozhë Frimasone shqiptare.
U përpoqëm që të ruanim edhe botimin e tij të parë në origjinal nga kopertina, aq më tepër që kjo ka shqiponjën me dy kokë që simbolizon tokën dhe qiellin apo njeriun dhe Zotin si simbol i albano-hititëve të cilët, me sa duket, janë pjesë e ADN së shqiptarëve, skocezëve, irlandezëve dhe një pjesë e tyre janë pjesë e ADN së përzjerë angleze, tokë e cila deri në kohën e mesjetës dhe Shekspirit jo më kot thërritej Albion.
Si përfundim, mund të thoshim se ky libër bëri SHBA-në shumë të krishterë e të bardhë të shekullit XIX dhe ishte palca e kulturës së Frimasonëve që ndërtuan SHBA-në e moralshme, fetariste, pak izolacioniste deri në Luftën e Madhe më 1917, si një tokë e filozofëve e njohur qysh nga Platoni, – nëse do t’u referoheshim Frimasonëve të tjerë pasardhës gjeni të A. Pikes në shekullin XX, si Manly P. Hall. Në këtë kuptim, SHBA ishte një tokë me vibrim të lartë shpirtëror gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të edhe në saje të kontributit të këtij libri, deri sa SHBA dora-dorës, sidomos pas privatizimit të Bankës Qendrore në duart e financierëve të mëdhenj të Evropës më 1913 (Fed-it), ra në një vibrim shpirtëror nën ndikimin e fuqishëm materialist të kompanive gjigante dhe financave imperialiste që në plan të parë kanë patur globalizimin dhe fitimin maksimal. Pra për librin ‘Morali dhe feja’ të Albert Pike mund të themi se ai gatoi shtetin modern të SHBA e cila edhe sot, në erën 50-vjeçare Pax Americana, i ka themelet e saj të fuqishme te morali dhe kultura që ka sjellë ky libër madhështor te brezat e shoqërisë amerikane dhe të të gjithë qytetërimit perëndimor. Libri do të dalë në Panairin e Librit më 9 nëntor.