Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Klubi i Karavastasë: Maks Velo ose koha për të drejtën e autorit

$
0
0

maksiPiktori Maks Velo rikthehet me rrëfimin, tregimin nga e kaluara, gjurmët e harruara nga diktatura në vendet e internimit, ku historitë edhe plagjohen nga vetë artistët. Klubi Karavasta njeh botimin e tretë nga Mapo Edition

“Po Mesasi ishte pa histori, pa legjendë. Kishte vetëm një ngjarje që asnjërit nuk i hiqej nga mendja, dhe fëmijët e vegjël e mësonin nga gjyshet. Nuk ishte legjendë ishte ngjarje e vërtetë. Ishte mbytja në kënetë e Elsës në vitin 1972. Kjo ishte hapësira e askujt, fati i askujt, lumturia e askujt, brenga e askujt. Por dënimi i të gjithëve. Ngulimi tjetër tetë kilometra më larg quhej Haskujtas, toka e askujt. Horizontin e mbyllte Karavastaja…” – ky qytet i përshkruar nga Maks Velo në librin e tij, të botuar e ribotuar, “Klubi Karavasta”. Një histori, që për shumë arsye, ka vendosur të sjellë botimin e tretë por me një pjesë të dytë të plotësuar. Velo është shprehur se ky roman, në fillim, lindi si novelë, ndërsa tani po e boton të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë është botuar nga “Korbi”, viti 2004, dhe ribotuar nga Toena, 2014, sipas shkrimtarit, pa asnjë ndryshim.

“Pjesën e dytë e shkrova mbas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar. Romani zhvillohet në një 10-vjeçar, gjatë viteve 1992-2002, një nga dhjetëvjeçarët më të rëndësishëm dhe dramatikë në historinë e Shqipërisë. Ngjarjet në pjesën e parë zhvillohen midis viteve 1992 deri më 1997, me rrëzimin e piramidave. Pjesa e dytë e romanit përfshin periudhën 1997-2002”, ka sqaruar Velo, duke ia njohur këtë të drejtë, teoritë e letërsisë, si vullnet të autorit për të bërë ndryshime mbi veprën e tij në të gjallë.

Ky libër, ndryshe nga çdo shkrimtar, duket se i ka dhënë ca mundime tregimtarit që ka të bëjë me një realitet shqiptar, kokëfortë, ku dinjiteti i krijuesit mbetet vija e fundit e një lufte të heshtur.

Është nga të rrallët shkrimtarë që krijon një raport ideal mes imazhit dhe fjalës. Një histori fiction që ngjall kureshtjen dhe gërryen lexuesin për të kërkuar realitetin. Kështu skena të tëra përshkrimi, lëvizin sipas parabolës së tregimit. Velo shkruan një roman duke u munduar “të flasë” sa më pak, duke ndërtuar pothuaj dialogë të pushtetit të shtatë, që fshehin misterin dhe lënë mendimin ndërtojë një histori të kaluar, por që nuk ndeshet, nuk shihet përballë.

Përveç një historie ngulmimi të përdhunshëm, ku është zhdukur çdo lidhje me të kaluarën, qyteti Mesasi mban në një “ngujim” të ri njerëzit e saj, dhe pse janë fillimvitet ’90. Diku Velo vendos klubin e vetmuar, një barakë që mbledh nga dufma e pijes historinë, pikë e njohur ngjashmërie nga ku është ndërtuar edhe historia e filmit “Bota”, edhe pse pa përgjigje ky imazh.

Këtë histori Velo ka kujtuar se e shkruajti në vitin 2004 si një nxitje nga shkrimtari Virgjil Muçi. Një rast pothuaj unik, kur libri u shit, dhe një kopje të të cilit Velo ka treguar se ia kishte dhuruar regjisores Elezi. Për shkrimtarin ky libër është një homazh për ata që u harruan nëpër vendet e internimit, që ishin të përndjekur e të burgosur duke i vendosur në një imazh domethënës siç qe Karavastaja.

Në këto paradokse ku autori dhe e drejta e veprës së tij nëpërkëmbën, ishin shkaqet që e shtynë Velon të risillte në vëmendje librin, edhe pse në treg tashmë nuk ekzistonte asnjë kopje. Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi fëmijërinë. Pasi mbaroi gjimnazin, vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e inxhinierisë së ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Vite më vonë punoi pranë byrosë së projektimit të Tiranës.

Vitet ‘78-79 përkojnë me periudhën më të vështirë të jetës së tij, kohë kur u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh, si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura” etj. Është një ndër figurat më të kompletuara si artist, pasi krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë, sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708