Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Ndërron jetë poeti dhe muzikanti Leonard Cohen

$
0
0

leonard cohenLegjenda e muzikës botërore, këngëtari kanadez, Leonard Cohen ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare. Lajmi u dha në faqen e tij zyrtare në llogarinë e tij në Facebook. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se poeti legjendar, kantautori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë. Kemi humbur një muzikant dhe vizionar të madh”, thuhet në njoftim. Nuk janë dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes së Cohen, raporton Zhurnal. Leonard Cohen frymëzoi prej 6 dekadash miliona persona në mbarë botën. Albumi i parë “Song of Leonard Cohen” u publikua në vitin 1967. I lindur në Montreal të Kanadasë në vitin 1935, poeti u detyrua të niste një tur koncertesh në dekadën e fundit pasi zbuloi se nga fondi i tij i pensionit mungonim 5 milionë dollarë.

Kush është Leonard Cohen?

Leonard Cohen i lindur në Montreal 21 Shtator 1934. Në moshën 17- vjeçare nisi të shkruaj poezitë e para. Në Universitetin e Mc Gill-it (Montreal) krijoi një western-trio “Buckskin Boys”. Këngëtari i muzikës “country” dhe poet bohemian Cohen fillon dhe ndërton reputacionin e vetë në rrethet studentore. Muzikantit i jepet e drejta për të vazhduar studimet në universitetin e Columbia-s në New York, të cilat i braktis duke udhëtuar gjithandej në Europë gjersa vendoset në ishullin piktoresk të Hidra-s në Greqi, ku dhe jeton për gati 7-vjet. Nga kjo eksperiencë vjen dhe vëllimi poetik më tepër i diskutuar “Lule për Hitlerin” (1964) dhe “Parazitët e Tokës” (1966) së bashku me dy romanet “Loja favorite” (1963) dhe “Humbës të bukur” (1966). Gazeta Boston Globe do ta vlersoj prozën e tij me fjalët : “James Joyce nuk është i vdekur. Ai jeton në Montreal nën emrin Leonard Cohen”. Leonard Cohen rikthehet në Amerikë për një karrierës muzikore si këngëautor, firmën e së cilit mbajnë  14 albume. “Poema të zgjedhura 1956-1968″ (1968) vlersohet nga bota letrare me Governor General’s Literary Award for English Language Poetry, çmim ky të cilin Cohen çuditërisht e refuzon nën fjalët : ” Nuk jam veçse një poet i thjeshtë i kësaj bote”.  Në vitin 1991 Cohen vlersohet si Officer of the Order of Canada dhe në 1993 si Governor General’s Performing Art’s Award.. Në vitin 2003 fiton urdhërin Companion of the Order of Canada vlersimi ky më i madh Kanadez që mund t’i jepet një individi./VizionPlus


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708