Pak ditë më parë, INUV në Himarë shkatërroi një objekt kluti të besimtarëve të devotshëm ortodoksë shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve marrin pensione në Greqi, ndaj dhe parapëlqejnë që veç shqipes amë të flasin edhe greqishten.
Ndërkohë sot, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro lajmëronte për restaurimin e një kishe të rëndësikshme katolike në Shkodër dhe përcillte fotot e saj.
“Rrmaji, Kjo nuk eshte thjesht nje kishez, keto nuk jane thjesht varre, ky nuk eshte vetem nje monument kulture qe po restaurojme. Ky eshte nje nga guret e themelit te demokracise sone te brishte, qe na kujton se sa e shtrenjte eshte liria e fjales dhe e mendimit, liri qe ne Shqiperi ka prodhuar martire e viktima. Kujtesa ka nevoje per vende. Dhe ky eshte vendi ku 25 vjet me pare u mbajt mesha e pare per lirine e besimit ne Shqiperine e vitit 1990.”, – njoftonte Kumbaro.
Nga një anë shohim një objekt ortodoks që shkatërrohet dhe nga ana tjetër një katolik që ngrihet.
A mos vallë ndikon edhe vetë besimi katolik i kryeministrit Edi Rama në këtë?
Vizita e sivjetme e Papa Françeskut në Shqipëri dhe takimi i Ramës me të, ku siguroi edhe prekjen e Atit të Shenjtë për Zahon e porsalindur, janë një shenjë e qartë se Rama dëshiron t’i japë identitet perëndimor Shqipërisë dhe ta radhisë mes katolikëve që përbëjnë shumicën e Evropës.
Pretendimi i Ramës se është pagëzuar katolik nga gjyshja e tij edhe pse është me origjinë nga një zonë ordtodokse në Jug të Shqipërisë, ku në të kaluarën pikërisht kalonte vija ndarëse mes Bizantit dhe Kishës së Romës, janë një vetëprezumim mesianik i kryeministrit, i cili e konsideron vetën kështu si një “i Dërguar” për të përmbushur një mision.
Misioni i tij ndoshta ka nisur, me përpjekjen për të rikthyer rrënjët e krishtera të shqiptarëve por me orientim katolik.
Ndoshta në këtë Rama frymëzohet edhe nga Skënderbeu, i cili edhe pse kryente rite bizantin në meshat fetare, i bindej gjithsesi Papës së Romës.