Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Çmimi Evropian 2017: Cili do të përfaqësojë letërsinë shqipe?!

$
0
0

creative-europe-cartoon13 fituesit për vitin 2017, do të shpallen për herë të parë në prill të vitit 2017, ndërsa ceremonia zyrtare e ndarjes së Çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në datën 13 maj 2017. Në ceremoni do të marrin pjesë mbi 300 të ftuar, politikanë, zyrtarë të BE-së, botues, shkrimtarë, agjentë letrarë, media të ndryshme

Shqipëria do të garojë përsëri për të zgjedhur një tjetër fitues të çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2017, një çmim prestigjioz që ka nisur prej vitit 2009.

Ai jepet nga Komisioni Europian, me një konsorcium të përbërë nga Federata e Botuesve europianë, këshilli i shkrimtarëve europianë dhe federata e librarëve europianë.

Botuesit inkurajohen të aplikojnë për fonde nga BE që librat fitues të përkthehen në gjuhë të tjera për të hyrë në tregjet e reja, si një mundësi jo vetëm për letërsinë e vendeve me gjuhë pak të njohura, por edhe vetë autorin, shkrimtarin.

Për këtë shoqata e Botuesve Shqiptarë ka njoftuar javën që shkoi, se tashmë ka nisur procesi me ngritjen e jurisë dhe zbardhjen e kritereve të përcaktuara nga komisioni Europian.

Sikurse tashmë dihet nga viti 2014 Shqipëria është përfshirë në radhën e vendeve që japin Çmimin Europian të Letërsisë. Ky çmim jepet çdo vit, por secili prej 36 vendeve europiane e kanë këtë mundësi një herë në tre vjet, përfshirë pra edhe Shqipërinë.

Në vitin 2014 këtë çmim e fitoi shkrimtari tashmë shumë i njohur Ben Blushi, me romanin “Otello, arapi i Vlorës”. Për këtë çmim garojnë botuesit, por edhe autorët të cilët do të propozojnë veprat që ata mendojnë për të propozuar për këtë çmim që do t’ia dorëzojnë sekretarisë së Shoqatës së Botuesve deri më datë 10 dhjetor 2016.

Kriteret për çmimin evropian të letërsisë janë: Autori i përzgjedhur duhet të jetë shtetas shqiptar; Autori i përzgjedhur duhet të ketë botuar 2-4 libra artistikë; Libri i përzgjedhur nuk duhet të ketë më shumë se 18 muaj që të jetë botuar nga data e dhënies së çmimit, prill 2017; Libri i përzgjedhur duhet të jetë vepra e fundit e autorit; Libri i përzgjedhur duhet detyrimisht të jetë roman apo tregime të shkurtra, me kusht që të jenë botuar në një vëllim të vetëm. Zhanret e tjera nuk janë të pranueshme; Veprat e autorit fitues nuk duhet të jenë përkthyer më parë në më shumë se 4 gjuhë të huaja; Autori i përzgjedhur duhet të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen për këtë çmim (përkatësisht në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve në Bruksel dhe në prezantimin e librit të përzgjedhur në një prej librarive të vendit).

Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Lihtenshteini, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.  13 fituesit për vitin 2017, do të shpallen për herë të parë në prill të vitit 2017, ndërsa ceremonia zyrtare e ndarjes së Çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në datën 13 maj 2017. Në ceremoni do të marrin pjesë mbi 300 të ftuar, politikanë, zyrtarë të BE-së, botues, shkrimtarë, agjentë letrarë, media të ndryshme etj.

 

Vlerësimi

Çdo fitues vlerësohet me një shumë prej 5000 eurosh, por e rëndësishme është se ata përfitojnë nga promovimi i veçantë dhe prezantimi në nivel ndërkombëtar. Botuesit e tyre inkurajohen të aplikojnë për fonde nga BE-ja që librat fitues të përkthehen në gjuhë të tjera për të hyrë në tregje të reja. Fituesit gjithashtu përfitojnë nga prezantimi në panairet kryesore të librit në Europë si ai i Frankfurtit, Londrës, Goteborgut dhe Passaporta Festival në Bruksel.

 

 

KRITERET PËR ÇMIMIN EUROPIAN TË LETËRSISË 2017

  • Autori i përzgjedhur duhet të jetë shtetas shqiptar.
  • Autori i përzgjedhur duhet të ketë botuar 2-4 libra artistikë.
  • Libri i përzgjedhur nuk duhet të ketë më shumë se 18 muaj që të jetë botuar nga data e dhënies së çmimit, prill 2017.
  • Libri i përzgjedhur duhet të jetë vepra e fundit e autorit.
  • Libri i përzgjedhur duhet detyrimisht të jetë roman apo tregime të shkurtra, me kusht që të jenë botuar në një vëllim të vetëm. Zhanret e tjera nuk janë të pranueshme.
  • Veprat e autorit fitues nuk duhet të jenë përkthyer më parë në më shumë se 4 gjuhë të huaja.
  • Autori i përzgjedhur duhet të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen për këtë çmim (përkatësisht në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve në Bruksel dhe në prezantimin e librit të përzgjedhur në një prej librarive të vendit).

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708