Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Del nga Arkiva: La Traviata, si kanë ndryshuar në 60 vjet Violetta-t

$
0
0

marjana-leka-dhe-h-kocia-la-traviata-1989TKOB ka publikuar këto ditë të gjitha sopranot që kanë interpretuar personazhin e Violetës në vite e që nisin me të madhen Marie Kraja, për të vazhduar me emra që edhe ata që nuk janë ndjekës të rregullt të operës, i njohin mirë, Gjysepina Kosturi, Nina Mula, Edit Mihali, Tatjana Kora, Inva Mula, Marjana Leka, Eva Golemi, Mirela Tafaj, Ermonela Jaho dhe Ramona Tullumani. Këtë vit në rolin e Violetës do jetë sërish Eva Golemi, që do të interpretojë skenat e dhimbshme të një dashurie të pamundur me Alfredon e luajtur nga Armando Kllogjeri

Violeta-t shqiptare në 60 vjet, a është koha për Traviatën e 2016-ës. Duket si moto kjo por është një retro që po paraqet në këtë fundvit Teatri i Operës dhe Baletit. Për operat, e veçanërisht ato të famshmet si Traviata, nuk është e çuditshme të thuash që do i shohësh për herë të dytë, të tretë, të pestë apo të mos mbash më mend sa herë i ke parë. Sepse ato vijnë gjithmonë ndryshe. Sepse ajo muzikë shijon gjithmonë njëlloj. Dhe këtë dhjetor, 60 vjet nga hera e parë kur është vënë në skenë në Shqipëri, Traviata e Verdit kthehet në Teatrin e Operës dhe Baletit me premierën e 17-të, këtë herë me libret të Francesco Maria Piave, bazuar në romanin “Zonja me kamelie” nga Alexandre Dumas ( i biri). Ndërsa në skenën shqiptare kjo vepër vjen si një realizim i regjisores gjermane Magdalena Fuchsberger, skenografit Aron Kitzig, me kostume nga Ardi Asllani dhe koreografi nga Gerd Vaso dhe Enada Hoxha, dirigjuar nga Ricardo Casero, spanjolli i njohur me mbi 28 vite karrierë si interpretues dhe drejtues orkestre.

Shfaqja do të vihet në skenë më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor në orën 19:00 për të mbyllur këtë vit në TKOB me madhështinë e një vepre si Traviata, që si kudo në botë, edhe në Shqipëri ka pasur historikisht në grupin e saj të artistëve emrat më të mëdhenj të këtij zhanri.

Faqja zyrtare e TKOB ka publikuar këto ditë të gjitha sopranot që kanë interpretuar personazhin e Violetës në vite e që nisin me të madhen Marie Kraja, për të vazhduar me emra që edhe ata që nuk janë ndjekës të rregullt të operës, i njohin mirë, Gjysepina Kosturi, Nina Mula, Edit Mihali, Tatjana Kora, Inva Mula, Marjana Leka, Eva Golemi, Mirela Tafaj, Ermonela Jaho dhe Ramona Tullumani. Këtë vit në rolin e Violetës do jetë sërish Eva Golemi, që do të interpretojë skenat e dhimbshme të një dashurie të pamundur me Alfredon e luajtur nga Armando Kllogjeri, ndërsa në skenë, gjatë netëve të shfaqjes, do të ngjiten edhe artistë të huaj të ardhur nga jashtë Shqipërisë për këtë Traviatë. Me konceptin e ri regjisorial, opera është vendosur në vitet ‘20 duke garantuar çdo shikues që asnjëherë nuk është shumë të shohësh La Traviata-n.

“La Traviata” bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bëjnë pjesë tri operat “Il Trovatore”, “Rigoletto” dhe “La Traviata”, të cilat janë tri operat më të shfaqura në botë. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Dashuria e tyre përçahet nga i ati i Alfredos, Giorgio Germont, i cili donte një të ardhme më të mirë për të birin. Violeta mbyt dashurinë e saj, duke sakrifikuar veten, gjë e cila e sëmur atë shpirtërisht dhe fizikisht. Dhe në këtë akt të trete ajo është në fundin e jetës së saj. Në momentin kur Violeta mendon se ka marrë fund çdo gjë, Anina i jep lajmin e gëzueshëm për ardhjen e Alfredos. Takimi i tyre është pika kulmore e shfaqjes. Alfredo ndihet në faj për gjendjen që i ka shkaktuar Violetës dhe i premton asaj një jetë më të mirë. Të dy “dehen” për një çast nga imazhi i një të ardhmeje të bukur larg Parisit. Por kthimi në realitet është i shpejtë, për shkak të shëndetit të saj të brishtë. Në çastet e fundit të jetës së saj hyn i ati i Alfredos, zemrën e të cilit e ka pushtuar pendimi. Violeta thërret Alfredon pranë vetes, i jep amanetin e fundit për femrën që do ta zëvendësojë dhe i premton se do të lutet nga parajsa për ta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708