Me të tilla fjalë e ka përshkruar aktori i njohur Mevlan Shanaj, tronditjen dhe dhimbjen për ndarjen e parakohëshme nga jeta të mikut dhe kolegut të tij që nga rinia e hershme, Bujar Lakos, fjalë që nuk kanë nevojë për koment:
“Klithmë nga qielli, nga shpirti, gjithë ajri më merr frymën, ka ikur Bujo. Lajm i dhimbshëm, therës që ne miqtë si edhe familja e kemi të papërballueshëm”,- shkruan aktori dhe regjizori Shanaj në Fb.