Carrie Fisher u lind më 21 tetor 1956, në Los Angeles, California. Roli i saj si Princess Leia në “Star Wars” i dha famë botërore asaj.
Fisher e vazhdoi karrierën e saj duke luajtur role dytësore, gjithashtu ajo ishte edhe skenariste. Aktorja përsëriti rolin e saj në “Star Wars: The Force Awakens” në vitin 2015.
Fisher vdiq më 27 dhjetor 2016 në moshën 60-vjeçare, vetëm pak ditë pasi pësoi një atak kardiak.
Aktoria ka marrë pjesë në 44 filma gjatë gjithë karrierës së saj.
Arti është një pjesë e pa ndashme e familjes së saj pasi edhe babai i saj Eddi Fisher ka qenë këngëtar, një ndër më të njohurit në vitet 50. E ëma gjithashtu Debbie Reynolds është aktore shumë e famshme.
Gjithashtu edhe vëllai Todd Fisher motrat Joely Fisher, Tricia Leigh Fisher dhe vajza e saj Billie Lourd janë aktore.