Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Opera e lypsarit dhe teatri ynë

$
0
0

derhemiTeatri Kombëtar nis punën këtë fundjavë, pas lajmërimit për pezullimin e shfaqjeve për shkak të motit të ftohtë. Justifikimit se godina e rrënuar nuk e mban të ngrohtin se kaldajat e ngrohjes nuk funksiononin sa të amortizonin acarin e ditëve të para të janarit, kësaj situate iu janë bashkuar dhe skandale të tjera, raste të përsëritura të ikjes së dritave për minuta të tëra në teatër 

Teatri Kombëtar nis punën këtë fundjavë, pas lajmërimit për pezullimin e shfaqjeve për shkak të motit të ftohtë. Justifikimit se godina e rrënuar nuk e mban të ngrohtin se kaldajat e ngrohjes nuk funksiononin sa të amortizonin acarin e ditëve të para të janarit, kësaj situate iu janë bashkuar dhe skandale të tjera, raste të përsëritura të ikjes së dritave për minuta të tëra në teatër. Shfaqja e parë e kthyer mbrapsht ka qenë në fillim të janarit, duke kthyer mbrapsht mysafirët e shfaqjes, “Pasardhësi” që do të vinte nga Kosova, një teatër i ndërtuar mbi veprën e Kadaresë, me regjinë e maqedonasit Slobodan Unkovski.

Çfarë është diskutuar në këtë kalendar, si e paparashikuar është mungesa e një urdhri zyrtar që do të pezullonte përkohësisht shfaqjet, kur flitet për institucionet e kulturës. Ndërsa për situatën gripale, duket një trill, më shumë qesharak duke anuluar një shfaqje për të shmangur grumbullimin e njerëzve.

Ndonëse ngjitur është Teatri Eksperimental, ku dy institucionet publike meqë i ndan një oborr mund të bashkëpunonin, kjo nuk ka ndodhur. Duket sikur autoritetet që i drejtojnë i përkasin, një nënës e një njerkës, në mos do ishte më rëndë sikur drejtorët e tyre z. Çuli dhe z. Londo të silleshin si padronë, pa shfaqur bashkëpunim mes tyre. Edhe këtë javë, kur parashikohen temperatura të ulëta, sërish, TK lajmëron se do të ngjisë shfaqjen “Opera për tre grosh” që vënia në skenë fundvitin e 2016-s, e shoqëroi me skandalin e ikjes së dritave për rreth 20 minuta. Zërat e parë nga aktorët kanë nisur të dalin, se po e punojnë në kushte miserable me këtë shfaqje, të tmerruar nga të ftohtit në teatër. Derisa kulmin e pati të shtunën në mbrëmje, në një spektakël televiziv, kur një prej aktoreve, Olta Gixhari foli hapur se po punonin në kushte ekstreme të të ftohtit në teatër. Ka tre ditë kjo deklaratë, ku dëshpërimi i aktores, ndonëse në naivitet, ka treguar të vërtetën që po ndjek sistemin e teatrit në vend. Megjithatë publiku duhet të lajmërohet me kujdes që këtë fundjavë, duke nisur prej të enjtes, “Opera për tre grosh”, apo si njihet në origjinali “Opera e lypsarit”, do të ngjitet në skenë në një mot të ulët. Teatri asgjë s’ka garantuar deri tani.

Kjo komedi e Havelit, nga më të veçantat e shkruar në vitin 1972, do të jetë një ironi. Vënë në skenë për herë të parë në vitin 1976, ashtu si edhe drama muzikore me të njëjtin titull e Bertolt Brehtit, Opera për tre grosh është mbështetur mbi disa motive të veprës Opera e Lypsarit të dramaturgut anglez të sh. XVII, Xhon Geit. Haveli e ka zhveshur veprën e Geit nga burimi i saj muzikor, ka shkurtuar disa nga personazhet dhe është përqendruar vetëm në lojën plot mirësjellje në dukje, por në thelb të përgjakshme, të pushtetit!

Kush është Vaclav Havel

Vaclav Havel lindi në një familje të pasur, në Pragë, më 5 Dhjetor të vitit 1936. Ai vazhdoi studimet universitare me korrespondencë në Akademinë e Arteve për dramë. Gjatë moshës së adoleshencës ai ka marrë mësime private psikologjie nga filozofi i njohur çek J. L. Fischer, i cili pati një influencë të madhe mbi krijimtarinë e tij .Gjatë viteve 1957-1959 Havel mori pjesë në forcat e armatosura të ushtrisë çeke. Ai ishte ndër aktivistët më të rëndësishëm kundër regjimit komunist, dhe kjo solli arrestimin e tij gjatë viteve 1979 deri në 1983. Vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Sllovakisë, në vitin 1993 Havel u shpall presidenti i parë i Republikës Çeke. Ai vlerësohet për kontributin e tij si një ndër shkrimtarët, eseistët dhe poetët më të famshëm të letërsisë çeke. Në pjesën më të madhe të veprave të tij Havel nxjerr në pah vlerat humane të shtypura të kulturës çeke dhe absurdi është ajo që i karakterizon ato . Ndër veprat e tij më të njohura si shkrimtar janë: “Motomorphosis”, “Ela, Hela, and the Hitch”, “An Evening with the Family”, “Hitchhiking”, “The Garden Party”, “The Memorandum”, “Guardian Angel”, “Conspirators”, “The Beggar’s Opera”, “Audience” etj.

Aktorët

Shfaqja vjen këtë fundjave me aktorë si: Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Adelina Muca, Olta Gixhari, Laura Nezha, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, Anila Bisha, Rajmonda Bulku, Arjola Basho, Julinda Emiri, Gert Ferra, Genti Decka, Gent Hazizi, Igli Zarka, Xhuliano Brisku. Regjisor Mehmet Xhelili. Skenograf Genc Shkodrani. Kostumografe Anila Zajmi. Mos e humbisni.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708