Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Vdes nga sulmi në zemër teksa pinte kafe aktori shqiptar Gjergj Trola

$
0
0

Gjergj-Trola-480x365Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, aktori shqiptar Gjergj Trola. Mësohet se aktori shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak ditën e sotme, teksa ishte ulur në një bar kafe afër Shallvareve, në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, Gjergj Trola ishte ulur në kafe, ku kishte lënë takim me disa miq të tij, të cilët e gjetën me kokën mbi tryezë, ndërsa askush përreth nuk kishte kuptuar se ai kishte pësuar infarkt.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë. Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo.

Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore.

Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës. Me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ai ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708