Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Botimi special/ Stinë e re për Martin Camajn

$
0
0

Në një takim në orët e para të ditës së djeshme me mediat, protagonistët që ndjekin Camaj, si përkthyesi Joachim Lanksch, i cili nga vepra poetike e sapobotuar është kujdesur në përkthimin dhe botimin e një cikli të pabotuar më parë nga shkrimtari. Në anën tjetër, gjuhëtari Bardhyl Demiraj dhe znj. Camaj kanë ndarë me median këtë udhëtim, të njërës nga herët, në Tiranë me shqetësimin e përhershëm se ende nuk ka një njohje të gjerë për shkrimtarin.

Sa herë kujtohet poeti Martin Camaj dhe botohet vepra e tij, në Tiranë mbërrijnë një shpurë studiuesish nga Italia dhe Gjermania, të cilët kanë pasur njohje të drejtpërdrejtë, por dhe janë pasardhës të tij, të katedrës që ai drejtonte, degën e albanologjisë në Ludwig Maximilians, Universitetit Munchen. Me ndërgjegje këta pohojnë se duan Camajn, si njeri i kulturës, një shpirt unik dhe përfaqësues i diasporës shqiptare, Po ashtu, nuk mungon as e shoqja, Erika Camaj, gjithnjë e heshtur, me pak fjalë në lodhjen dhe emocionet e saj. Kështu e njëjta atmosferë ka qenë edhe dje në Tiranë, në prag të jubileut të 25 vjetëve të ndarjes nga jeta të Camajt, duke konsideruar si ngjarje botimin e plotë të prozës së tij poetike nga botuesi i “Onufrit”, Bujar Hudhri. Ndërsa mysafirët me pak shpresë shohin depërtimin e poezisë së Camaj, më tej nga rrethi i tyre.

Në një takim në orët e para të ditës së djeshme me mediat, protagonistët që ndjekin Camaj, si përkthyesi Joachim Lanksch, i cili nga vepra e poetike e sapobotuar është kujdesur në përkthimin dhe botimin e një cikli të pabotuar më parë nga shkrimtari. Në anën tjetër, gjuhëtari Bardhyl Demiraj dhe znj. Camaj kanë ndarë me median këtë udhëtim, të njërës nga herët, në Tiranë me shqetësimin e përhershëm se ende nuk ka një njohje të gjerë për shkrimtarin. Bashkëshortja e Camajt, Erika, i është përgjigjur interesit të gazetarëve për perceptimin e veprës së shkrimtarit nga ajo vetë, kur e gjitha është shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke u shprehur se “Kam dëgjuar se shumë personalitete shqiptarë e vlerësojnë Camaj. Kjo më gëzon. Unë e kam përjetuar veprën e tij me elementë të theksuar shqiptarë, sepse që kur u martova me të isha e lumtur dhe e vetëdijshme që po jetoja me një shqiptar”, ka thënë Erika. Ndërsa në mbrëmje, znj. Camaj në ceremonialin e paraqitjes së veprës së plotë poetike nuk ka mundur të ngrihet nga vendi, e t’u përcjellë të pranishmëve përshëndetjet, duke u shprehur në “vesh” të studiuesit Matteo Mandala se ishte e emocionuar, për gazetarët ajo ka rrëfyer një pjesë të ndjeshmërisë për rastin Camaj përballë diktaturës: “Kur jemi njohur, natyrisht fliste gjermanisht me mua, thoshte jam shqiptar. Tragjikja e jetës së tij dhe pjesërisht e jetës time ishte e dhëna e të qenit i ndaluar në vendin e tij gjatë komunizmit. Shkrimtarit i duhen lexuesit. Zakonisht ndodh që nëse një shkrimtar nuk lexohet, ai nuk është më krijues. Në rastin e Martinit ndodhi e kundërta. Të shkruarit ishte një domosdoshmëri”.

Prej të gjithëve që folën në mbrëmjen e djeshme, shqetësimi mbante peshën e njohjes, komunikimit të këtij shkrimtari me lexuesin e tij, shqiptar.

Arbëreshi, studiuesi e filologu Matteo Mandala moderonte takimin, duke mbajtur në shtyllat e bisedave atë çfarë konsiderohej më e rëndësishme tani për tani për Camaj: komunikimi, e njohja në Shqipëri.

Botuesi nga Kosova, Abdullah Zeneli i është rikthyer viteve kur është njohur personalisht me Camajn, viti 1985. Një nga botuesit e parë privat në Kosovë, Zeneli thotë se e pati nisur aktivitetin e tij me autorë të ndaluar, dhe pikërisht me një roman të Camajt. Ai e ka vlerësuar emblematike frymën e krijimtarisë poetike të Camajt. Pasi la Shqipërinë, vendi i parë që shkeli ishte Kosova, dhe jo pa qëllim, Mandala respekton shqiptarët atje, me lidhje të drejtpërdrejtë por dhe njohjen e poezisë së Camajt. Studiuesi Rexhep Ismjli ndalet në raportet dhe lidhjet që ka poeti me zhvillimet letrare në Kosovë, që nga fillimet e tij.

Duke kujtuar se jeta e Camajt ka kaluar përmes Kosovës e më pas në Beograd, Ismajli ndalet në kontaktet e poetit me gjithë brezin e atëhershëm të intelektualëve, marrëdhënien e tij me Kosovën duke thënë se Camaj është tanimë pjesë e kësaj historie, e veçuar për shpirtin e tij dinamik. Ismajli ka përmendur mungesën e një prej librave fondamentalë etimologjikë të Camajt që mungon në shqip, duke e vlerësuar si një nga veprat më të rëndësishme në studimin e fjalëformimit të shqipes. E mbyll: në Bibliotekën e Prishtinës gjendet e gjithë vepra e Camajt dhe për ta përforcuar këtë lidhje, vihemi në dijeni se poezia e fundit e shënuar në botimin e ri, është shkruar në Prishtinë, më 1 shtator 1990.

Me vajtjen e Camajt në Romë, shihet një etapë tjetër për shkrimtarin duke u bërë pjesë e jetës së diasporës, e krijuar një vatër të kulturës me shqiptarët që jetonin atje.

Mandala përmend se vitet e mërgimit në Itali të Camajt janë domethënëse, që e nxiti të vazhdonte mendimin intelektual, duke përmendur në veçanti kontaktin me arbëreshët, të cilët gjetën frymëzimin në revistën Shejzat, të krijuar nga Koliqi, dhe me shpresën për t’ia besuar Camajt, por nuk ndodhi edhe pse botoi me shtyllat e revistës me pseudonimin kosovari.

Vazhduesi i sotëm i “Shejzës”, Ardian Ndreca, duke kujtuar epistolarin e Camajt me Mustafa Krujën, kur ky i fundit ishte mjaft i kërkuar nga komunistët, të dy ishin të detyruar t’i shkruanin njëri-tjetrit me emra dhe adresa të ndryshme. Ndreca ndalet veçanërisht se pas ikjes së Camajt nga Roma, fati i katedrës së albanologjisë në Romë ra në duar jo të mira. Duke vendosur përballë natyrën e Camajt me Koliqin, botuesi i “Shejzës” thotë se Camaj ishte shumë i ashpër me komunistët, ndërsa Koliqi tregohej më neutral, duke mos sulmuar drejtpërsëdrejti.

Studiuesi Bardhyl Demiraj ndalet në gjendjen më të dhimbshme që kaluan brezat, në atë që quhet proces i galvanizmit, memories, i shpëlarjes së trurit për të lënë gjithçka në harresë. Demiraj tha se vepra e Camajt nuk e ka arritur ende lexuesin e thjeshtë, nxënësin e shkollës, duke shpresuar kalimin e kësaj periudhe me pasjen përballë botimin e plotë të veprës poetike, në këtë jubilar. Ndërhyja e studiuesit arbëresh, Mandala, i cili shfaq një entuziazëm të veçantë për këtë urë komunikimi të ri, shfaqur edhe në këtë rast, tha se ky s’është faji i lexuesit por e “ndërmjetësve” që do ta bëjnë të njohur veprën e Camajt.

Ndërsa përkthyesi Joachim Lanksch ishte më epik dhe i drejtpërdrejtë, joformal si përherë, në mendimet e tij se, “Camaj nuk njihet në Shqipëri dhe kjo më trishton, por edhe më shokon”. Përkthyesi, duke treguar në ironi se shqipen e standardit e ka mësuar duke lexuar “Zërin e popullit”, me Camajn, nuk fliste ndryshe veçse në gegnisht. “Ai ka qenë jo vetëm gjuhëtar, por edhe një mik, ishte njeri i mrekullueshëm. Ka qenë e pamundur më u përplas me Camajn, nuk ishte i përshtatshëm për sherre…”. Ndërsa në përvojën e përkthimit, kujton se sprova e tij e parë ka qenë pikërisht, vetë Camaj, poezia e tij, duke na treguar ky gjerman, se poeti ynë ishte madhështor, dhe donte tingullin e lirë, donte fjalën tingull. E mbyll takimin Mandala, që së largu dallohet që fshin lotët duke nxituar, të ndjekë ritmin e historisë, duke shpresuar në njohjen e gjerë të krijimtarisë së Camajt, si stinë e re për shkrimtarin.

V.M

Joachim Lanksch për Camajn

“Po, merrej me politikë dhe me diktaturën, por jo aktiv, madje ishte i abonuar në gazetat dhe revistat kryesore në Shqipëri dhe Kosovë. Jo vetëm për shkak të ngjarjeve dhe zhvillimeve politike, por edhe për zhvillimet e gjuhës. Madje unë e kam mësuar gjuhën shqipe të Martin Camaj përmes gazetës “Zëri i Popullit”.

 

 

 

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708