Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Nuk është lindje, nuk është Perëndim – Alkimia e Ballkanit

$
0
0

Edhe këtë vit, letërsia shqipe është pjesë e panairit dhe festivalit të librit në Leipzig, i cili do të mbahet mes datave 23- 26 mars, me autorë përfaqësues: Ridvan Didra, Elona Çuliq, Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër) dhe Shpëtim Selmani (Kosovë). Panairi i Leipzigut dhe festivali i tij i leximit “Leipzigu lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit.

Edhe këtë vit, letërsia shqipe është pjesë e panairit dhe festivalit të librit në Leipzig, i cili do të mbahet mes datave 23- 26 mars, me autorë përfaqësues: Ridvan Didra, Elona Çuliq, Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër) dhe Shpëtim Selmani (Kosovë).

Panairi i Leipzigut dhe festivali i tij i leximit “Leipzigu lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit. Një ngjarje e tillë iu jep mundësi edhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane, falë kontributit, bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrisë së Kulturës me rrjetin TRADUKI. “Nuk është lindje, nuk është Perëndim – Alkimia e Ballkanit” është tema e madhe mbi të cilën do të diskutohet në panelet e rrjetit Traduki, me autorë nga Juglindja e Evropës dhe Europa Qendrore, si dhe me lexues të huaj të interesuar.

Ballkani – për qendrën e Evropës, ishte dhe gjithmonë do të jetë i huaj, ekzotik dhe i prapambetur. Raportimet e udhëtarëve të huaj, gazetarëve dhe politikanëve në lidhje me vendet e Europës Juglindore dhe të rejat nga Veri – Perëndimi ishin dhe mbeten me negativitet të theksuar. Përmes shkëmbimit letrar, përkthimeve në kombinime të ndryshme gjuhësore, këto takime dhe panelet e diskutimit kanë për qëllim t’iu mundësojnë evropianëve të njohin njëri-tjetrin më mirë, fqinjët e afërt dhe të largët, me dhimbjen e tyre, frikën, kënaqësitë, vlerat dhe historitë e tyre.

Ndërsa audienca e Leipzigut, nëpërmjet letrave, do të njihet me faktin se Ballkani është një vend i mirë, me tokë të begatë, që eksploron vlera.

Paneli i parë do të hapet me temën “Vajza të mira, djem të këqij?”, Stefan Bošković, Elona Çuliq, Shpëtim Selmani do të diskutojnë rreth të qenit i ri në një vend të Europës Juglindore, të përballosh me sukses të shkuarën, pasiguritë ekonomike, si një proces kompleks dhe në një situatë të tillë disa vendosin të largohen dhe disa të qëndrojnë. Çfarë vendi zë në veprat e tyre trashëgimia sociale? Çfarë çmimi do të duhet të paguajnë nëse kundërshtojnë mendimin kolektiv? Pse Ballkani është ende një shtëpi e mirë?

Mbi Legjendat, peizazhet dhe historitë e lidhura me to, në veprat e dy shkrimtarëve: Ridvan Dibra, Cristian Teodorescu. “Tito është i vdekur”. Bashkë, në një panel, brezi që jetoi Jugosllavinë dhe brezi i ri që e njohu vetëm nëpërmjet librave, rrëfimeve apo fotografive. Dino Bauk, Ethem Mandić, Jože Pirjevec, Shpëtim Selmani, Dragan Velikić, Nenad Veličković (autorë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia janë të lexuar nga veprat e tyre të fundit). Tombola ose Hana përtej Identiteteve; Historia e Hanës, një prej femrave të përbetuara, që pas 14 vitesh është në kërkim të identitetit të saj si femër dhe historia e Mia-s 16-vjeçare, me vështirësi ekonomike dhe në kërkim të rrugës për të ardhmen, bëjnë një panel dy shkrimtaret: Susana Tratnik, Elvira Dones. “Varfëria ndër breza dhe perspektivat” është tema që do të vendosë përballë Elona Çuliq, lindur në Tiranë në vitin 1986 dhe Anna Ospelt, lindur një vit më vonë në Vaduz (Liechtenstein). Realiteti dhe çfarë i bën të frymëzohen për të shkruar këto dy letrare të reja. A do të mund të shkruheshin në Alpe poezitë e Elona Çuliq? A do mund t’i kuptonte poezitë lirike të Anna Ospelt lexuesi shqiptar? E kthyer në traditë, Nata Ballkanike mbledh bashkë romancierë e poetë, këtë vit për historitë e tyre me legjendat, të vërtetën, hakmarrjen, dashurinë për familjen dhe jetën, me autorët: Gabriela Adameșteanu, Patrick Boltshauser, Georgi Gospodinov, Ridvan Dibra, Namik Kabil, Damir Karakaš, Milena Marković, Slobodan Šnajder, Suzana Tratnik. Autorët e Shqipërisë mbështeten nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI.

 

 

Serbia, në Panairin e Leipzigut me figurën e Ivo Andricit

Serbia këtë vit do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Leipzig. Motoja e pjesëmarrjes shtetërore është “Serbia lexon”, ndërsa në pamfletin kryesor gjendet Ivo Andric, shkrimtari që e konsideronte veten serb dhe i cili fitoi Nobelin për Letërsi në vitin 1961. Letërsia nga Serbia, ajo bashkëkohorja, por edhe ajo më klasike, do të prezantohen para lexuesit në Leipzig në këtë panair, i cili ka një famë dhe është ndër më të fuqishmit në Evropë. Epika serbe po ashtu do të jetë pjesë e prezantimit dhe debateve në Leipzig. Milena Markoviq dhe Dragan Velikiq, dy autorë nga Serbia, do të jenë pjesë e Panairit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708