Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Ja fotot: Nisin punimet për “Gurin e Përmetit”

$
0
0

Kumbaro: “Qarku i Gjirokastrës do të kthehet në kryeqendër të  turizmit. Biznesi të zgjohet dhe të ecë paralelisht me investimet e qeverisë”

Ditën e premte në qytetin e Përmetit nisi punën kantieri më i ri i ndërtimit në trashëgiminë kulturore, “Guri i Përmetit”, projekt i Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe Bashkisë së Përmetit.

Ministrja Mirela Kumbaro ndoqi nga afër fillimin e punimeve, shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli.

“Guri i qytetit të Permetit” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2.

Projekti konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e ‘Gurit’ dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi.

“Besoj se është një nga projektet e suksesshme të përbashkëta me Bashkinë e Përmetit, siç janë të gjitha projektet e tjera të kantierit Rilindja Urbane. Nuk mund të jetë më Përmeti një destinacion i anashkaluar dhe ca më keq i harruar, siç ka qenë deri më sot nga harta jo vetëm e qarkut të Gjirokastrës, por edhe më gjerë, sepse Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme  të pasurive natyrore, kulturore, shpirtërore, që është meritë vetëm e përmetarëve dhe paraardhësve të tyre”, u shpreh Ministrja Kumbaro në vazhdim të fjalës së saj.

“Filozofia e qeverisë shqiptare për qarkun e Gjirokastrës është që të jetë kryeqendër e turizmit. Të kthehet në një qark me shumë pole atraktive. Krahas kantiereve të rilindjes urbane të forcojmë turizmin. Biznesi duhet të zgjohet dhe të ecë paralelisht me investimet e autoriteteve shtetërore për t’u ofruar një menu turistike të denjë çdo vizitori në këtë zonë”.

Projekti “Guri i Përmetit” kap vlerën e investimit prej 8.560.848 lek dhe pritet të përfundojë në harkun kohor të dy muajve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708