Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Kryeministri Rama priti yllin e kinematografisë ruse, Sokurov

$
0
0

Ylli i kinematografisë botërore, regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov, i cili ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias për filmin “Faust”, vizitoi këtë javë Tiranën për të promovuar projektin e filmit ruso-shqiptar mbështetur në skenarin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Filmi, do të flasë për fatin e dhimbshëm të grave ruse në Shqipëri në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Sokurovi mbajti një leksion me studentët e Universitetit të Arteve, si dhe u takua me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Shumë shpejt duhet të nisë procesi i përzgjedhjes së aktorëve shqiptarë që do të luajnë në këtë film, ndërsa vetë xhirimi pritet të fillojë gjatë muajve në vijim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708