Është çelur sezoni turistik veror në Krujë. Në vitin që lamë pas Kruja priti mijëra vizitorë dhe konsiderohet një nga qytetet më të vizitueshme të vendit në çdo stinë të vitit.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e pranishme gjatë aktivitetit tha se 6 miliardë lekë janë investuar gjatë këtij mandati në këtë qytet teksa përmendi projektet infrastrukturore që po ndërtohen, të cilat do t’i japin Krujës shkëlqimin e merituar.