Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

DocuTIFF 2017: ‘Open Air Cinema’ për të drejtat e njeriut…

$
0
0

Një film kushtuar Shqipërisë me titullin “Tranzicion- Art and Politicis in Albania”, nga regjisori Giuseppe Schillaci, prodhim francez i këtij viti, hap në mënyrë deklamative edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të dokumentarit TIFF, që nis më 10 maj në amfiteatrin veror te Liqeni i Tiranës

Një film kushtuar Shqipërisë me titullin “Tranzicion- Art and Politicis in Albania”, nga regjisori Giuseppe Schillaci, prodhim francez i këtij viti, hap në mënyrë deklamative edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të dokumentarit TIFF, që nis më 10 maj në amfiteatrin veror te Liqeni i Tiranës. Ky edicion sipas organizatorëve një synim për të nxitur vëmendjen e kineastëve të rinj nga kjo gjini dhe risitë e saj botërore, por të tërheqë edhe vëmendjen e mediave për historitë njerëzore, si: emigracioni, lufta, korrupsioni etj.

Agron Domi, Drejtor i DocuTiff 2017, thotë se gara do të jetë me filmin e metrazhit të gjatë, kategori më vete, me metrazhin e mesën dhe të shkurtër. “Filmi dokumentar në Shqipëri është deficitar në raport me filmin artistik apo gjinitë e tjera të filmit. Përgjithësisht aty janë temat që mbizotërojnë, që sot janë shumë të rëndësishme si ajo e luftës, tema e të drejtave të njeriut, grave, fëmijëve”, -tha më tej Domi. Nuk do të mungojnë edhe personalitete të gjinisë së dokumentarit si Agostino Ferrente apo Nikola Vukçevic, të cilët ofrojnë për të rinjtë masterklase që i shërbejnë formimit të studentëve të filmit. Ndërkohë që është menduar që në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Kreacionit dokumentarët të gjejnë shikues përmes “Open Air Cinema” duke përfshirë amfiteatrin te Parku i Liqenit. “E vërejmë në punën tonë të përditshme që e bukura, e kulturuara ndihmon shumë më tepër në jetën e një qyteti. Teatri i hapur do të jetë një infrastrukturë e re me gjithë pajisjet dhe instalimet e mundshme”, -tha drejtori i agjencisë Blendi Gonxhe. Filmat të ndarë në 3 seksione ku mbizotërojnë filmat e gjatë në konkurrim do të shfaqen në Amfiteatrin e Liqenit, sallën Blak Box të Universitetit të Arteve, në muzeun kombëtar si edhe në COD. Sa iu takon dokumentarëve, në TIFF shfaqen 95 filma nga 39 vende të botës vetëm në kategorinë e konkurrimit ndërkombëtar dhe kombëtar. Këtë edicion aplikuan në DocuTIFF 2,988 filma nga 123 shtete të botës, nga të cilët 713 feature, 534 mid-length dhe 1,741 shorts. Aplikuan 610 studentë dhe 293 filma nga autorë debutues. Organizatorët vënë në dukje se përveç autorëve të rinj janë përzgjedhur për publikun edhe filma dokumentarë të vlerësuar e seleksionuar në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, si: Sundance, Cannes, Berlinale, Venezia apo të nominuar në Oscar, Golden Globe etj. Përveç konkurrimit ndërkombëtar në kategoritë e filmit me metrazh të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër, një hapësirë e veçantë i është lënë edhe filmit në shqip, që vjen me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Për herë të parë TIFF hap kategorinë international student për të krijuar një raport e ballafaqim më koherent me studentët e filmit në Shqipëri. Për vlerësimin e kinemasë në këtë garë, do të jenë në këmbë 6 juri ndërkombëtare për metrazhin e gjatë, e metrazhit të mesëm e të shkurtër, e filmit në shqip, juria student dhe juria Best Frame. Juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë përbëhet nga: Agostino Ferrente (Itali), Nikola Vukcevic (Mali i Zi), Rada Šešic (Kroaci).

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708