Gina Lollobrigida, aktore, skulptore, foto-gazetare, këngëtare dhe seks simbol, nuk ka humbur aspak nga sharmi apo ashpërsia dhe di mirë si të mbajë mëri.
Në një intervistë për Corriere della Sera, Gina e pyetur për rivalitetin e përjetshëm me Sophia Loren dha një përgjigje në fakt mjaft të pritshme: “Unë nuk kisha rivalitet me askënd, unë isha numri 1! Ia dola falë aftësive të mia, pa asnjë producent që më mbështeste.
E bëra çdo gjë vetë,” shprehet Gina, ndërsa Loren ka patur mbështetjen dhe investimin e të shoqit, Carlo Ponti në karrierën e saj.
“30+30+30…Kalimi i moshës për një grua është një handikap, por eksperiencat e vështira që kam kaluar më kanë dhënë kurajon për të përballuar vështirësitë”,- ka përshkruar ikona e bukurisë hyrjen në dekadën e nëntë të jetës.