Rapsodi ynë i vetëm, 107 vjeçari legjendar Gjok Nonaj, po lufton betejën e tij të fundit me bajlozin e zi, prej 5 ditësh në spitalin HYGEIA në Tiranë.
Ky është njoftimi urgjent që muzikologu, Vaso Tole ka shpërndare në rrjetin e tij social duke kërkuar mbështetje nga të gjithë e sidomos për nevojën që ka Gjoka shekullor për dhurues vullnetarë gjaku duke kontaktuar me te birin, Gjovalin Nonaj.
“Kemi detyrim të mbeshtesim atë dhe familjen në këto ditë me gjithshka mundemi, moralish e sidomos financiarisht, por sot Gjoka shekullor ka nevojë për dhurues vullnetarë gjaku.
Kush ka mundësi, për çfarë do lloj ndihme, të kontaktojë me nipin e Tij, Gjovalinin”,- ka shkruar Tole.