John Heard, i njohur më së shumti për rolin e Peter McCallister – babai i Kevinit në filmin “I vetëm në shtëpi”, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.
Aktori u gjet i vdekur të premten në dhomën e hotelit në Palo Alto të Kalifornisë, raporton “TMZ”.
Autoritetet morën një telefonatë për një emergjencë mjekësore nga një shërbëtore, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por thuhet se kishte disa operacione më parë gjatë javës dhe po shërohej në hotel.