Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Një rrëfim prekës, Shpëtim Saraçi: Pse po e mendoj largimin

$
0
0

Në të gjitha mediet doli dje lajmi se kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe gruaja e tij, Mira Konçi janë larguar nga Shqipëria për të jetuar në SHBA.

I pyetur nga Panorama, Shpëtim Saraçi shpjegon situatën në të cilën ndodhet. Ai shprehet se tashmë është duke e menduar largimin dhe se këtë hap, nëse do ta ndërmarrë, do ta bëjë për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi, teksa shpreh keqardhjen që i duhet të diskutojë të qëndrojë apo të largohet nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.

Ndërkohë më poshtë gjeni një intervistë të dhënë nga Saraçi një vit më parë për revistën Mapo, ku rrëfen se si luftoi dhe fitoi ndaj sëmundjes.

Shpëtim Saraçi: Mrekullia që më risolli në jetë


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708