Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Festivali te Marubi: Populizmi dhe radikalizmi, çfarë e “cenon” njeriun sot!?

$
0
0

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që mbahet në Tiranë prej 18-23 shtator duke e konsoliduar këtë traditë kinematografike, me shqetësimet politike këtë vit mbi populizmin dhe radikalizmin

Ngritur për të ndikuar mbi ndjeshmërinë, humanizmin dhe për të njohur dinamikën për nga shkojnë vendet në Evropë, Ballkan a më gjerë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut ka hyrë në edicionin e 12-të. Është Akademia e Filmit Marubi që ka krijuar këtë traditë kinematografike duke dëshmuar edhe rezistencën e saj, mbi gjurmë që shpesh mbeten të izoluar pa marrë dhe reflektimet e pritshme nga një publik, si ky shqiptar që është në natyrë indiferenca. Megjithatë propozimet e projeksioneve për këtë vit, IHRFFA i ka lidhur me dy tema kardinale siç është populizmi dhe radikalizmi.

Tema e këtij viti është populizmi dhe radikalizmi. Reagimet publike, zemërata e popullit deri në lëvizje. Fokusi i radikalizmit vjen në forma të ndryshme, ai fetar për shembull vazhdon ende të krijojë ekstremizma, po ashtu dhe radikalizmi sa i takon racave, apo tendencave ekstreme politike, si neo-nazismi.  Prurjet gjithmonë në këtë festival janë barometër i dinamikës politike në vende të ndryshme të botës, si denoncime mbi dhunën, terrorin. Koherenca që ka drejtuar këtë festival ka pasur fokusin në ngjarje dhe tendenca të kohës duke e shndërruar Festivalin për të Drejtat e Njeriut si një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohet në vend dhe me një përvojë sublime është kthyer në një institucion dhe një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Tiranës, por edhe është pjesë e hartës botërore të festivaleve që kanë në fokus liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Harta e produksioneve janë kryesisht të dy viteve të fundit, me një shtrirje gjeografike por dhe në kontekste politike që krijojnë distancë nga vendet ku prodhohen ekstremizat politike:

Xhihadi: një histori e të tjerëve, me regji të Dwyah Khan, produksion amerikano-norvegjez i vitit 2015; Kod i zi, nga Nicholas de Pencier, 90 min, produksion i 2016; Në thellësitë e rrjetit të Territ, me regji të Zaki Schiff, dhe Duki Dror,, 2015; Ati, Biri dhe Xhihadi i Shenjtë, nga Stephane Malterre, produksion francez i 2016; Një gjenocid i pakryer, nga regjisori Ebony Butler, produiksion i 2016; një regjisore e njohur për shqiptarët, Adela Pëva sjell filmin “Rroftë Bullgaria, produksion i 2017; Ushtria më e vogël e botës nga Martin Gerner; Xhihadi kibernetik, nga Hans Busstra, dokumentar nga Hollanda, i vitit 2016; Demokracia merr kot, nga Thomas Isler, 86 minuta, produksion zvicerian i 2014 ; apo filmi “Lufta 90 minutëshe”, nga Eyal Halfon produksion izraelito-gjermano- protugez, i 2016…etj. Sipas njoftimit për shtyp edicioni i 12-të i IHRFFA ka shënuar këtë vit një shifër mbresëlënëse prej 3000 aplikimesh nga të cilat juria profesionale ka përzgjedhur 39 prodhime të cilësisë së lartë, me një program të pasur dhe me tematikë të mprehtë që temë kryesore do të ketë populizmin dhe radikalizmin. Bëhet e ditur se këtë vit, juria e IHRFFA do të kryesohet nga Theodore S. Orlin – President Nderi i IHRFFA, Profesor i “Utica College”  SHBA dhe avokat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

http://www.ihrffa.net/index.html


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708