Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Dita e dytë e Panairit të Librit, ‘bum’ kërkesash për librat e UET Press

$
0
0

Sot është zhvilluar dita e dytë e Panairit të Librit. Ajo që u vua re nga lexuesit, ishte një interes i madh për titujt e botuar nga UET Press dhe Mapo Edition, të cilët këtë vit kanë ardhur me një sërë titujsh të rinj në Panairin e 20-të të Librit.

Alfred Peza dhe Prec Zogaj kanë qënë dy autorët më të kërkuar në ditën e dytë të Panairit në stendën e Botimeve UET PRESS.

Qindra vizitorë kanë ndaluar në stendën e botimeve UET PRESS për tu njohur me botimet e reja por edhe për të marrë autografe nga shkrimtarët e pranishëm në panel.

Ndër librat e tjerë të kërkuar të këtij panairi janë dhe ‘Sandëich’ nga Mustafa Nano, Alfabeti i tranzicionit nga Gilman Bakalli, Filozofia moderne nga Roger Scruton, apo kolana e botimeve ekonomike.

Nuk mungon interesi dhe për librat e Ben Blushit dhe Blendi Fevziut edhe pse këtë vit nuk janë me një libër të ri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708