Pas vdekjes së papritur të Aleksandër Lalos kanë qenë të shumtë të njohurit e tij që kanë kujtuar momente takimesh dhe bisedash me kompozitorin.
Mes tyre është edhe kryetari i këshilltarëve të djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Leonard Olli.
Ai tregon biseden e fundit me të pak muaj më parë.
“Maestro Lalen e takova pak muaj me pare ne homazhet e kengetarit Francesk Radi. Me ironine e tij therese me tha: Si ka ardhë puna, duhet te vdesim qe te kujtohet dikush per ne artistet. Me dhembi ne shpirt kjo e vertete e hidhur. Lamtumire mjeshter, u prehsh ne paqe! Ngushellime nga zemra familjareve, kolegeve e miqeve te tij!”, shkruan Olli në një postim në Facebook.
Për ironi, sot në të njëjtat ambjente, tek TVSH zhvillohen homazhet për ata që duan të nderojnë maestron, pas vdekjes.
Lalo u shua në moshën 68-vjeçare.
Në nderim të tij, TV Klan ndërpreu spektaklin “C’est la vie”, ku Lalo ishte drejtues i jurisë.