Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Fitorja e Eugentit, thjesht një përpjekje për muzikën shqiptare

$
0
0

Maratona e një edicioni të muzikës së lehtë që shmang sërish ngjarjen; ku hidhen miliona për të “shkëlqyer” me lazer light, e fustane ballosh, si një kompleks festiv. Pse një festival nuk kompenson argëtimin, por një seancë serioze të dëgjimit nga muzika më e mirë shqiptare në harkun kohor të një viti; kauzat e tjera për “ndershmëri” publike janë false, sidomos kur mbulohen me paratë e taksapaguesve

Të gjithë fitoren e këngëtarit të ri të rock-ut, Eugent Bushpepës, e lidhën padyshim me pamjen e re të muzikës shqiptare. Pse ndodhi kjo? Në këta 27 vjet është pritur që rryma e muzikës shqiptare nga ajo tradicionalja, që krijuan sidomos në vitet e diktaturës, pas  ‘70-ës, të ndryshonte. Duke thyer murin, duke hapur mendjen, kufijtë, televizionet…u bë e mundur krahasimi, ballafaqimi, ku jemi dhe çfarë duam, e ku jemi me shijet e muzikës. Ndodhi e kundërta. Sidomos në këtë dhjetëvjeçar kur skematizimi muzikor nuk po dilte nga binarët, dhe nuk po ndërtohej një shkollë muzike, një rrymë shqiptare e melodisë, vokalit e kufizuar  vetëm me dy-tre zëra nuk mjaftonin, të krijonin ndjekës, nxënës. Procesi i shpërthimit muzikor ndaloi sërish, me izolimin e atyre këngëtarëve në të cilët u krijua një lloj iluzioni se do ishin të rinj. Eltoni, Redoni, Aleksandri etj., që mbetën në “klubet” e tyre me dy-tre këngë fillestare për t’u quajtur të përmbushur, pa shkuar më tej. Zëra të talentuar, që u shfaqën fillimisht me botë artistike të brendshme, aty mbeti pezull procesi i një vazhdimësie për të rindërtuar nga e para një kolonë shqiptare të muzikës, së paku brenda.

I vetmi që këmbënguli e krijoi një gjeneracion të tij, krejt personale të dukshëm nga të tjerët, ishte Gentian Demaliaj, ndarë nga jeta në moshë mjaft të re, duke lënë në mes një legjendë të nisur në muzikë, krejtësisht origjinale. Këta ishin në zanafille, të identifikueshëm edhe sot, që patën shpërthimin në fillim të viteve ‘90, e mbetur aty. Kjo mund të quhet një labirint i ngushtë ku mund të pozicionohej muzika e re shqiptare, moderne dhe e dallueshme në nota, e melodi mes etno-rock.

Pas viteve 2000, pak më vonë, duke ndjekur një proces muzikor në rritje të Eugent Bushpepës, edhe pse një zë me premisë, nuk iu la hapësirë, dhe asnjë kompozitor nuk iu afrua për të parë një perspektivë shqiptare në atë zë, por dhe muzikë.

Prodhimi i zërave në Shqipëri është një nga proceset më të lehta, edhe të stimuluara nga televizionet. Por vetëm kaq. Duke krijuar një disbalancë në këtë proces, midis vokaleve dhe krijimtarisë asnjëherë nuk u mbërrit në një kolonë, muzikë shqiptare. Kjo madje degjeneroi në zëra që imitonin, vokalë që mbajnë biznesin e klubeve dhe vetë “këngëtarët” duke luftuar për mbijetesë.

Ashtu si në çdo fushë të artit në vend, me pasoja të skematizmit socrealist, ata që trashëguan këtë status quo s’kanë patur asnjëherë koshiencën të dilnin vullnetarisht nga skena artistike, apo së paku të shmangnin vazhdimësinë e tyre, që çonte detyrimisht në një karma muzikore, të pashmangshme për ta ndaluar.

I riu Eugent Bushpepa është pasojë e këtij sistemi, e procesi njëkohësisht, kur pas disa vitesh që e dëgjojmë të këndojë s’ka bërë gjë tjetër veçse përsëritur zërin e vetvetes, pa ndonjë të re. Prandaj në këtë edicion të festivalit të RTSH-së, vepra e tij muzikore, dhe shpallja fitues prej jurisë së paku ka treguar, thjesht një përpjekje në procesin e krijimtarisë muzikore shqiptare, atë që mund të thuhet: mur, aty ku u la, dhe pati tentativën e parë grupi “Djemtë e detit”; ndërthurje etno-rock, me shenja irish, e rite kishtare- miksim në vokal…. Më e mira, e maksimumit shqiptar, së paku në këta 27 vjet. Ndërsa lajmet e tjera nga festivali s’vlejnë një grosh, para këtij shqetësimi, çfarëdo lloj “fustanesh” e “festash” të kalojnë në pasarelën e kësaj skene./V.Murati

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708