Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Arkiva e Shkupit: Dokumente për shqiptarët që nga koha e Justinianit

$
0
0

Tri institucionet shqiptare të Arkivave dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dalin në një revistë shkencore arkivore të përbashkët…

Pjesa më e errët, dhe ende e pazbuluar duket se për gjithë trevat shqiptare mbeten Arkivat. Punët me dokumentin janë pjesa e historisë që u mungon studimeve shqiptare, sidomos unifikimi i tyre. Në këto arsye rikthehet Revista Arkivore, përmbajtja e së cilës pritet të vendosë në fokus bashkëpunimin mes tri arkivave, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Dje ka qenë dita e takimit mes këtyre tri Arkivave, me nismën e Arkivit të Shqipërisë duke dhënë pas shumë kohësh një produkt të përbashkët arkivor, si revista shkencore.

Drejtori i AQSH, Ardit Bido, tha se “prej këtij viti dhe në vijim, revista shkencore e arkivistikës në Shqipëri do të jetë një produkt i përbashkët ndërmjet Drejtorisë së Arkivave, Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt edhe të institucioneve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni”.

Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, që si duket ka arsyen më të madhe për të folur për pasurinë arkivore që posedon Shkupi, dhe që lidhet me periudhat më të hershme shqiptare tha se: “Shkupi si qendër e vazhdueshme iliro-shqiptare normalisht që posedon edhe argumente për vazhdimësinë tonë në ato treva, por edhe në përgjithësi të shqiptarëve. Ne kemi kryer takime të shumta në Shkup. Kemi dokumente që datojnë deri në kohën e Justinianit, kemi objekte, kemi fakte të ndryshme”.

Duke folur për domosdoshmërinë e bashkëpunimit, si një kujtesë “censure” që ka patur pala shqiptare në Maqedoni për historinë e saj, Hasani tha më tej se “Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore i shqiptarëve të Maqedonisë është i vetmi institucion shkencor i shqiptarëve. Është i domosdoshëm bashkëpunimi me arkivat e Shqipërisë dhe Kosovë që do të na mundësojë të shkruajmë historinë tonë që në 7 dekada është mohuar”.

Ramë Manaj, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e ka parë këtë bashkëpunim si rrugën e ruajtjes së kësaj pasurie historike të kombit shqiptar.

“Ne e dimë të gjithë që arkivat janë gardianë të ruajtjes së lëndës arkivore. Besoj që është domosdoshmëri që këto përvoja, sinergji pozitive të unifikohen që të jenë kontribut për të tashmen dhe të ardhmen”, -tha Manaj. Ky bashkëpunim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë pritet që në të ardhmen të shtrihet dhe në trevat e tjera të Ballkanit, kudo ku ka shqiptarë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708