E nderuar znj. Ministre,
Së pari, ju përshëndes për replikën qe keni bërë në formë anonime në facebook e pse më duket i ekzagjeruar krahasimi me ISIS apo përdorimi i “Nofkave” trima për ata që kanë bërë mbishkrimet në Kalanë e Lezhës.
Së pari, duhet me qartësuar opinion publik me atë që po ndodh në Kalanë e Lezhës e dikush duhet të mbaj përgjegjësi e kjo e fundit nënkupton e kërkesës e faljes nëse gabohet si dhe aktin e dorëheqjes nëse gabimi është i rëndë.
Historia nuk është pronë e imja, as e juaj e as e një Qeverie gjatë një mandati të caktuar. Po ashtu monumentet e kulturës dëshmojnë historinë shqiptare e cila është shkruar me shumë gjak e sakrifica. Me gjak dëshmorësh të rënë për kauza madhore.
Ju, edhe pse jeni ministre nuk keni as kompetenca e as moral të dëmtoni historinë tonë kombëtare e për më tepër të përdhosni qëndresën heorike të njerëzve që kanë dhënë gjithçka për ekzistencën e Shqipërisë.
Unë, jam i pari që e kam dënuar publikisht vendosjen e pllakës së Sulltanit në Kalanë e Lezhës, sepse ajo e para nuk është pjesë e historisë e dyta në histori nuk ka rikuperime. Përderisa ajo pllakë për një arsye apo për tjetër nuk ndodhet më në Kalanë e Lezhës, ajo nuk mund të rivendoset me aty. Mund të rivendoset në formën e ikonës në ndonjë muze, qoftë edhe në muzeun arkeologjik të Lezhës.
Kalaja e Lezhës ka një histori shumë të madhe, shumë më të madhe se vetë Sulejmani. Ajo është rindërtuar mbi dy herë edhe sipas kësaj teorie duhet të rivendoset edhe një pllakë e dedikuar Venedikut.
Kështjella është rindërtuar nga Sulltan Sulejmani jo për të qenë në shërbim të shqiptarëve, apo iris të tyrë, por në shërbim për të ruajtur pushtetin e tij dhe pushtimin e nënshtrimin e shqiptarëve.
Kalaja e Lezhës ka një simbolikë shumë të madhe, sepse është edhe simboli i Besëlidhjes së Lezhës të bërë nga Skënderbeu që bashkoi princat shqiptar kundër turqëve, po ashtu është edhe vendi ku është varrosur Skenderbeu.
Rivendosja e asaj pllake mbi hyrjen e Kalasë së Lezhës është një poshtërim për rezistencën e Skënderbeut dhe të shqiptarëve për 500 vjet.
Së shpejti, do të kemi mundësi të jem në Parlament e do të kërkojë një interpelancë dhe dorëheqjen tuaj për këtë akt që unë do e konsideroja të pa precedentë dhe krejt antikombëtarë.
Ajo Kështjellë s’ka qenë asnjëherë pronë osmane e as pronë e Sulejmanit. Ajo pllakë nuk bën pjesë tek historia shqiptare e nuk konsiderohet as monument kulture.
Unë, ju bëj thirrje të reflektoni sa jeni në kohë dhe presim dorëheqjen tuaj.
Dënojë shkarravitjen e Kështjellës, se është pronë e gjithë shqiptarë. Vazhdojë të insistoj për heqjen e pllakës si dhe në të njëjtën kohë aksioni shkarravitjes së Kështjellës ka ardhur si pasojë e provokimit tuaj me vendosjen e saj.