Dikur, jo shume kohe me pare ne ende i kendonim jetes, dashurise, lindjes dhe vdekjes, suksesit e deshtimit, gezimit e hidherimit. I kendonim detajeve te vogla qe na falin emocione perdite. Nepermjet kenges reflektonim. Dhe nuk e kemi fjalen per periudhen komuniste, por per muziken e viteve ’90. Per artistet e asaj kohe te cilet edhe pse te varfer ne xhepa ishin aq te pasur ne shpirt sa mbushnin edhe shpirtrat tane me kenget e tyre.
Sot i kendojme kryesisht b***. Degjojini tekstet. Shikojini kengetaret. Jane bere aq te rralle ata qe te dhurojne emocione, sa qe i gjen vetem me rekomandim. Debatet nuk jane me mbi notat muzikore por mbi te pasmet e kengetareve, mbi format e tyre. Mbi buzet, gjoksin apo veshjet. Mbi asgje qe na intereson ne, bash sic eshte edhe debati politik.
Rrotullohemi rreth hicit dhe po mesohemi te kenaqemi me te!!!/Nisma Thurje