Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Dom Gjergji “thumbon” Mustafin për shishen e birrës

$
0
0

mustafi-cervezaNjë video e futbollistit shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mutafi, ka bërë xhiron e botës sot.

Kampioni i botës me Gjermaninë, që luan me Valencian në Spanjë, u pa në një konferencë për shtyp të largonte një shishe birre, që është objekt i një sponsori të skuadrës.

Mustafi e argumentoi një gjë të tillë me faktin se ai është mysliman dhe feja e tij nuk e lejon alkoolin.

Por nuk kanë munguar ironitë dhe thumbimet në rrjet ndaj tij.

Një figurë e njohur në vendin tonë, prifti katolik Dom Gjergj Meta ka reaguar me sarkazëm ndaj Mustafit në profilin e tij në Facebook.

“Birra nuk te shtin ne mekat pse qendron mbi tavoline, por kur e merr dhe e pin e pastaj ka edhe birre pa alkol thone … :)”.

Keshtu i bie me u zhduk te gjitha femrat nga qarkullimi ne Durres, sepse jam une prift…”, – shkruante Dom Gjergji me një ironi therëse.

Kushedi si do ta marrë komuniteti mysliman këtë leksion nga një prift katolik mbi fenë e tyre….

dom


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708