Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Expo Milano2015”, Shqipëria kremton Ditën Kombëtare

$
0
0

expoMe rastin e Festës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, në ambientet e Pavjonit të Shqipërisë në “Expo Milano 2015”, u organizua “Dita Kombëtare e Shqipërisë”.

Me mbështetjen Genti Beqirit, Komisar i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), eventi kulmoi në Milano me praninë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe të ftuarve të tjerë.

Burime nga “AIDA” bënë të ditur se, gjatë eventit maratonë për vizitorët do të organizohen një sërë aktivitetesh me synim zbulimin e kulturës, traditës dhe folklorit shqiptar, ndër të cilat një stendë me ushqime tipike shqiptare, me menu dhe receta te prezantuara për të ftuarit, video projektime të aktiviteteve të Shqipërisë dhe shoqatave të ndryshme në Itali.

Një sfilatë gjatë së ciës të rinjte do të prezantojnë të veshur sipas krahinave të ndryshme të Shqipërisë do të shoqërohet edhe me valltarë dhe grupe ekspertesh të cilët do të performojë vallet tipike shqiptare.

Ky event  pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme në prezantimin e Shqipërisë në Panaire ndërkombëtare të këtij formati, duke mundësuar kështu një njohje të gjerë të kulturës, traditave dhe artit kulinar shqiptar. /ATSH/E.Xh./


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708