Përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Lezhë, Paulin Zefi është shkarkuar nga detyra.
Ai thotë se është shkarkuar pasi doli kundër vendosjes së pllakës së Sulltanit në Kalanë e Lezhës.
Vetë Zefi thotë se punonjësit e devotshëm shkarkohen, kurse servilët mbahen në punë.
Sipas tij, shkak i pushimit është edhe fakti se ai është ankuar për gjendjen ku është lënë shtëpia e Gjergj Fishtës.
Zefi shprehet se ironia është që vendoset pllaka e Sulltanit, por harrohet shtëpia e Gjergj Fishtës.
“A të festojmë apo të vajtojmë për gjendjen në të cilën vazhdon të jetë shtëpia ku jetoi Gjergj Fishta, ndërkohë që Ministria e Kulturës vazhdon të jetë në letargji prej 13 muajsh, ndërkohë që miku im dhe patrioti Sabri Maxhuni Novosella pret të nisë punimet restauruese”.
Zefi ka thirrur edhe një protestë për të premten për çështjen e shtëpisë së At Gjergj Fishtës, duke kërkuar që qytetarët ta mbështesin.