Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Alida Hiskun e spiunoi i shoqi, nuk e ka përdhunuar kush”

$
0
0

sherif merdaniDeklaratat e Alida Hiskut se ajo është përdhunuar nga hetuesit e komunizmit vazhdojnë të ngjallin shumë reagime.

Ish-kolegu i këngëtares, Sherif Merdani, mendon se pretendimet e saj janë të pavërteta.

Ai thotë se ajo i bën këto gjëra për efekt marketingu, pasi ka bërë një libër që po shitet në Gjermani.

Merdani thotë për Panoramën se ata në Gjermani janë të etur për histori të tilla.

“Çfarë të them tjetër. I bie pra që ka shkarë”, tha Merdani.

Sipas tij, edhe vetë ‘xhelatët’ e sistemit kishin frikë se mos dikush i spiunonte dhe arrestoheshin për vepra të tilla.

“E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tilla do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do të ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune”.

Merdani thotë se Hisku nuk ka qenë në burg, por ka qenë e internuar.

Ndërsa sa i përket spiunimit, ai thotë se e vërteta e hidhur është se e ka spiunuar i shoqi, jo siç thotë ajo që e kanë spiunuar tre vajza nga Vlora.

“Alida vazhdonte studimet politike në atë kohë, ishte e zgjedhur edhe në Komitetin Qendror të Rinisë. Edhe babain e kishte funksionar të lartë të PPSH-së. Ajo pati privilegjin që të dilte jashtë shtetit që adoleshente dhe ishte shumë e privilegjuar. Kishte parë botë me sy dhe shkruante lloj-lloj gjërash në ditar. I shoqi, një ditë i ka lexuar ditarin, e mori dhe e spiunoi”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708