Deputeti Ben Blushi kohëve të fundit nëpër intervista po provokon shumë qytetarët e Elbasani edhe vetveten duke patur parasysh periardhjen e tij. Të thuash sot që elbasanasit duhet ta tërheqin zvarë bustin e Lef Nosit, jo vetëm që është çmenduri por edhe një deklaratë përçarëse.
Veçantia e popullit tonë është zemërgjerësia, ku ka vend për të gjithë, komunistët, zogistët, demokratët, monarkët, myslimanët, ortodoksit, katolikët, etj.
Unë e kuptoj deputetin Blushi përse e urren Lef Nosi, dhe duhet falur duke patur parasysh se ai rrjedh nga një familje që ka qenë në shërbim të sistemit komunistë, por edhe zënkën tradicionale që ka ekzistuar midis familjes së Lef Nosit dhe gjyshit të Ben Blushit, Dhimitër Shuteriqit që para viteve 1944.
Deputeti Ben Blushi, si pjesë e një brezi me botkuptime demokratike duhej ta kishte tejkaluar me pajtim këtë zënkë. Mendoj se Ben Blushi si politikan e ka dredhur disa herë sa andej kufirit edhe këtej kufirit, ndërsa si shkrimtarë ka vlera të lartë për ti ofruar lexuesit diçka reale, ngjarjet historike të shprehura në formë romani, por historia mbetet histori dhe romani mbetet roman.
Sa për atë që Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka bustin e një bashkëpuntori të gjermanëve, Blushi gabon, e këshilloj të lexoj pak më shumë për historinë e fqinjëve tanë dhe atje do i gjej bustet e vrasëve dhe viktimën bashkë. E pash të arsyeshme të reagoj si elbasanas, por edhe historian duke patur parasysh kontributin kombëtar të Lef Nosit.