Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Merdani: Alida Hisku s’ka bërë burg. Pseudonimi i Krajkës, ‘Belini’

$
0
0

sherif-merdani1Këngëtari Sherif Merdani, i cili ka vuajtur vetë në burgjet e komunizmit ka përsëritur deklaratat e tij të mëparshme. Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Merdani tregon një moment kur e ka takuar Alida Hiskun në fundin e viteve ‘80 dhe ajo i ka thënë me gojën e saj që, nuk ka bërë burg.

“Fenomeni ka ekzistuar, por në vitet ‘70 po ju them që JO. Në asnjë mënyrë. Nëse një hetues bënte një gjë të tillë Enver Hoxha e pushkatonte.

Kishte një rregullore: ishin dy policië që e shoqëronin. Jo në birucë të paktën. Operativi spiunonte hetuesin. Hetuesi policin. Pra nuk mund të ndodhte”, – ka thënë Merdani në “Opinion”.

I pyetur përse është dënuar, Merdani ka zbuluar edhe emrin e një prej artistëve që sipas tij ishte i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit.

“Një nga këta që spiunonin ishte edhe Agim Krajka (kompozitor). Ma ka thënë vetë që përpilonte raporte për artistët që udhëtonin jashtë nëpër turne. Madje ju them edhe pseudonimin që e kishte ‘Belini’”,- ka tronditur në “Opinion” me dëshminë e tij këngëtari Sherif Merdani.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708