Një shembull konkret nga Gjermania se përse ambasadori Helmut Hoffman s’mund të jetë pro djegies së bunkerëve është e mëposhtmja.
Një popull i qytetëruar përballët me të kaluarën pa frikë, pa droje dhe madje e paraqet atë me tërësinë e të këqijave të saj, në mënyrë që të mos përsëritet më.
E pagëzuar si “Naziland”, kjo fortesë e ndaluar ka qenë dikur shtëpia shpirtërore e kultit më vrastar të historisë njerëzore.
Këtu u hodhën themelet e erreta të Luftës së Dytë Botërore nga kreu i SS Heinrich Himmler, një njeri aq i fiksuar pas fantazisë mesjetare sa që edhe vetë Hitleri mendonte se ai ishte i çmendur, shkruan prestigjozja Daily Mail.
Tani, pasi iu nënshtrua një restaurimi prej 9 milionë eurosh në vitin 2010, Wewelsburg Castle është kthyer në një prej atraksioneve më popullore për turistët në Gjermani.