Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Vrima”, Petro: Më tallën se jam grua, por s’pendohem

$
0
0

rita petroEmri i poetes Rita Petro gjatë javës që shkoi gjendej vetiu në mes të bisedës.

Ajo shprehet në një intervistë: “Cili ishte argumentimi i personave që hodhën poshtë librin dhe gjykuan çmimin?! A mos vallë është argument, sindroma “Vrima”?!

“A mos vallë janë disa vargje të shkruara pikërisht në kontekstin sesa e ashpër është jeta dhe kur personazh i librit tim (konkretisht vajza) dëshiron ta ndiejë marrëdhënien e parë me partnerin si magji përralle dhe jeta i afron të kundërtën?! Pikërisht këtë kam goditur me vargjet e mia dhe as kam pasur ndërmend t’i tregoj dikujt sesi bëhet seksi”.

“Po përballjen e parë të një vajze të saporritur me ashpërsinë e jetës. E pse u dashka të jem kaq romantike në poezi kur brenda vetes ndiej rebelim dhe stilin e thatë të vargut, mesazhi arrihet i drejtpdrejtë dhe jo duke u rrotulluar rrethe hënës dhe bilbilave që këndojnë?!

Cili është faji im këtu?!

Madje, s’dua ta përmend se jam grua dhe m’u vërsulën. Edhe pse dikush tha që unë isha kokë turku e politikës, këtë nuk do ta pranoja kurrë. Unë kam kokën time dhe punën time si poete dhe si botuese që nuk është kështjellë prej rëre, por e ngritur çdo vit duke i vënë nga një gur.

Nuk do ta pranoja kurrë të më vinin në rolin e viktimës, të dilnin shoqatat e grave për të më mbrojtur (ndonëse në parim ato duhet ta bënin punën e tyre.) Dhe së fundi, s’më pëlqen as ta fus veten në rolin e heroinës, ndonëse mënyra sesi më sulmuan çon ujë tek ky burim,” thekson poetja./Panorama/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708