Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Ja kritikat e para për Tarifën: A do ia dalë në Eurovizion?

$
0
0

eneda

Eneda Tarifa fitoi edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri, duke fituar edhe të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në Stokholm në Eurovizionin e radhës në maj.

Portali zyrtar i Eurovizionit shkruan se kënga e saj me titull “Përrallë” është një baladë e fuqishme me influenca etnike dhe alternative në kitarë.

Ndërkohë vokalet mbështetës janë thuajse gotikë.

Në versionin origjinal, kënga është gjysmë minutë më e gjatë se rregullorja e Eurovizionit.

Përzgjedhja e fituesit u bë vetëm nga një juri ekspertësh.

Një prej 7 anëtarëve ishte edhe Olta Boka, që ka përfaqësuar Shqipërinë më parë në Eurovizion.

Shqipëria u bë i pari vend që ka zgjedhur përfaqësuesen për Eurovizion.

Ndërkohë kanë mbërritur kritikat e parë për Tarifën.

Përfaqësuesi i Aleancës LGBT, Kristi Pinderi, shkruan se këngëtarja fituese ka tendenca kundër anëtarëve të këtij komuniteti, teksa shpreh habinë dhe pakënaqësinë e tij që ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një kompeticion ndërkombëtar, ku fituesi i dy viteve më parë ishte një transgender.

“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë. Kur fitoi Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: “Ky na qenka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?” Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale””, shkruan Pinderi.

Kurse deputetja Mesila Doda thekson: “Si ka mundesi qe ka nje hendek te frikshem mes muzikes se vjeter dhe asaj te sotme??? Nuk di nese eshte thjeshte vleresim subjektiv, por une nuk mbaj mend nje kenge te vetme nga shumica e festivaleve te fundit, ndersa mund te perseris pafundesisht tekste kengesh te viteve te femijerise dhe rinise sime te hershme. Ka lajthitje krijimtarie arti apo une nuk marr vesh me nga muzika e re??? Te mendosh qe Aleksander Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda qe ishin thjesht te ftuar, ishin prape me te miret dhe nga te paktet qe na sollen nje buqete me emocione…”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708