Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Atdheu është çka flitet

$
0
0

04Janë të shumtë autorët shqiptarë që hynë në botën letrare duke shkruar në gjuhë të huaj; Elvira Dones, Ardian-Christian Kyçyku, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi, Gëzim Hajdari, Ornela Vorpsi, Arben Dedja, Ron Kubati etj. etj,…Shkrimtarët shqiptarë të ekzilit të këtyre 25 viteve jo për shkak të qëndrimeve të tyre kritike janë detyruar të jetojnë në ekzil. Përkundrazi, ekzili është zgjedhje e tyre, shkrimi në gjuhë të huaj gjithashtu. Secili nga këta autorë ka një përvojë krejt të veten se përse zgjedhin t’ua dhurojnë disa nga veprat e tyre letërsive të tjera

 

“Atdheu është çka flitet”…Herta Müller, shkrimtarja me origjinë rumune do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ndoshta për t’u thënë rumunëve, vendit të saj të origjinës, se dhe ata janë pjesë e letërsisë së saj, paçka se gjuha që ajo kishte zgjedhur për të shkruar ishte gjermane…Milan Kundera me origjinë çeke, i natyralizuar në francez insiston që vepra e tij duhet të studiohet si letërsi franceze. Atiq Rahimi, me origjinë afgane shkruan në frëngjisht. Sleman Rushdie me origjinë indiane shkruan në gjuhën angleze.

Lista e shkrimtarëve që shkruajnë në gjuhë të huaj është e gjatë. Ata zgjedhin të shkruajnë në gjuhë të huaj, por siç thotë Muller, atdheu është çka flitet…Krijimi i një identiteti në mërgim ka qenë një rrugë e vështirë për të gjithë këta shkrimtarë, zhdukja e kufijve krijues gjithashtu. Edhe në letërsinë shqipe shkrimtarët e ekzilit janë tashmë një fenomen.

Janë të shumtë autorët shqiptarë që hynë në botën letrare duke shkruar në gjuhë të huaj; Elvira Dones, Ardian-Christian Kyçyku, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi, Gëzim Hajdari, Ornela Vorpsi, Arben Dedja, Ron Kubati etj., etj. Lista sa vjen e shtohet…Shkrimtarët shqiptarë të ekzilit të këtyre 25 viteve jo për shkak të qëndrimeve të tyre kritike janë detyruar të jetojnë në ekzil. Përkundrazi, ekzili është zgjedhje e tyre, shkrimi në gjuhë të huaj, gjithashtu. Secili nga këta autorë ka një përvojë krejt të veten se përse zgjedhin t’ua dhurojnë disa nga veprat e tyre letërsive të tjera.

“Dikur bëja pjesë mes atyre që pandehin se bota mbaron aty ku fiket fuqia e vështrimit. E do të isha fikur ashtu, në hije të historisë, sikur të mos më qe ngritur mendja të arratisesha, ta merrja liqenin me not, e sikur helikat e asaj motobarkës a jahtit të mos m’i kishin bërë rropullitë fërtele gjatë asaj mesnate të paharruar shtatori. Dhembjet më zgjuan tjetërkund dhe zbulova i çmeritur se gjuha ime qe pasuruar ndjeshëm. Më kish mbirë, a mbase më qe rritur, një tjetër gjuhë. Në qiellzë e në qenie. Një gjuhë, e cila me siguri do të më kishte sjellë në të kaluarën një krejt tjetër fat, më pak të mefshtë e çakërr. (Ardian-Christian Kyçyku, romani “Sy”). Besa Myftiut, shkrimi në gjuhë të huaj i jep liri. Ajo ka nevojë për distancë, për të parë më qartë të shkuarën. Asnjë nga historitë e saj nuk do të mund të ishin aq të vërteta nëse do të shkruheshin në gjuhën shqipe.

Ornela Vorpsi e sheh vetëm si shkrimtare të botës.

“Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përziera së bashku”, thotë ajo, ndërkohë që veten tashmë e sheh si shkrimtare të një vendi tjetër. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?– bën pyetje retorike Anilda Ibrahimi, e cila shkruan dhe boton në Itali. Si Vorpsi dhe Ibrahimi “refuzojnë” që letërsia e tyre të përkthehet në shqip dhe kjo e ka një arsye. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thënë: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”. Ornela Vorpsi mendon se po të kishte jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do ishte bërë shkrimtare, ishte ekzili që i tregoi këtë rrugë dhe gjuha e huaj- mjeti që e distanconte nga ajo çfarë donte të rrëfente. “Nuk ishte ndonjë zgjedhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje organike…”

Mes shkrimtarëve të ekzilit janë të paktë ata që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë; Ardian-Christian Kyçyku, Elvira Dones dhe Arben Dedja janë ata që, për lehtësi kuptimi po i etiketojmë si shkrimtarë dygjuhësh, sepse shkruajnë edhe në gjuhën e nënës dhe në gjuhën e vendit të huaj ku jetojnë.

Raporti i Elvira Dones me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri fillon ngjizet. Siç dhe është shprehur, për të si shkrimtare është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës. Kjo i ndodhi Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten. “Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”. Në këtë rast është ‘terreni’ për të cilin shkruan ai që zgjedh gjuhën.

A janë pjesë e letërsisë shqipe?!

Kur juria kombëtare e çmimit më të madh letrar kombëtar “Penda e Argjendtë”, vlerësoi në vitin 2012 me çmimin kombëtar për gjininë e tregimit vëllimi me tregime “Perla”, të  autorit Ardian-Christian Kyçyku, shumëkush ngriti supet. Ardian-Christian Kyçyku është autor që shkruan në dy gjuhë; shqip dhe rumanisht. Në historinë e shkurtër të çmimeve letrare, ai është i pari autor dygjuhësh që u vlerësua me çmimin më të rëndësishëm kombëtar që akordohet nga Ministria e Kulturës. Ndonëse në Shqipëri emri i shkrimtarit Arben Dedja është pak i njohur, kjo për shkak se prej 1999-s jeton dhe punon në Itali, ku përveç profesionit të mjekut lëvron dhe pasionin e tij për letërsinë, një juri profesionistësh e vlerësoi me çmimin “Autorit i Vitit” në Panairin e Librit në Tiranë, në nëntor të vitit të kaluar. Jo vetëm për lexuesin shqiptar, por dhe për botues e kritikë të letërsisë ky emër ishte i panjohur. Pyetja nëse këta shkrimtarë dhe poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet shpesh në tryezat e diskutimeve mbi letërsinë. Fakti që dy vitet e fundit vëmendja po kthehet dhe te kjo koloni e shkrimtarëve shqiptarë dhe po vlerësohen në vendin e tyre, do të thotë se ka përpjekje për ta konsideruar letërsinë e ekzilit si pjesë të letërsisë shqipe.

Tema të identitetit

Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj, ajo çfarë i bashkon këta shkrimtarë është tematika që trajtojnë në veprat e tyre. E shkuara; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale zakonet e kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këta autorë shqiptarë që shkruajnë në gjuhë të huaj, botohen nga shtëpitë më prestigjioze të huaja dhe lexohen e pëlqehen nga lexuesi i huaj…Por në fund të fundit, pavarësisht gjuhës që zgjedh, atdheu është çka flitet… 

*Aida Tuci/Revista Saras


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708