Angelo Mastropietro ka vënë në jetë ëndrrën e tij, duke e kthyer shpellën në një shtëpi luksoze.
Ai shpenzoi 160 mijë funte dhe rreth 1 mijë orë punë, për të kthyer shpellën 250 milionë-vjeçare në një objekt banimi.
Angelo Mastropietro i ka krijuar ambientet e ndryshme të shpellës duke gërryer tonelata me gurë.
Shpella e tij luksoze ka Wi-Fi, ujë dhe ngrohje nën dysheme.
Mastropietro ishte pronari i një kompanie të suksesshme në Australi, por në 2007, u diagnostikua nga skleroza, e për pasojë iu desh që të braktiste punën.
38-vjeçari e bleu shpellën, duke pasur një ide të qartë me atë që do të bënte dhe menjëherë pas kësaj, nisi punën për ta shndërruar monumentin e natyrës në një banesë luksoze.