Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Video: ‘Mamica’ e`Skënderbeut’ një jetë në internim: Dua vetëm 1 mijë lekë të vjetra dëmshpërblim

$
0
0

adivijealibalivËshtë Mamica Kastrioti në kryefilmin shqiptar, ‘Skënderbeu’…! Sot pak kush e di që artistja Adivije Alibali, vite të tëra të jetës i shkoi në internim dhe prej skenave të mëdha të botës, ju desh të jetonte në skamje. Vuajtje për të cilën ajo dhe familja e saj as që janë kujtuar…por për të, koha e heshtjes ka përfunduar! Asaj ju desh të jetonte në izolim. Vite të cilat s’mund të mos i peshojnë rëndë e për të cilat kërkon vetëm diçka.

“Dua vetëm 1 mijë lekë të vjetra, të bëjnë ligjin. Që unë të vdes e të mos më mohojnë vuajtjet dhe rininë e fëmijëve. Dua të mos vdes me këtë plagë të madhe, se jam në vitet e fundit të jetës. Të paktën të më njohin vuajtjet mua dhe fëmijëve të mi dhe bashkëshorti im që ka vdekur shumë i dëshpëruar.”

Megjithkëtë, të gjithë e pyesin për Mamicën…ajo është me gjasë e vetmja aktore që interpreton në filmin e hershëm shqiptar, që ende jeton! “Kërceva 30 vite në skenë, shëtita botën nëpër skena botërore, me çmime dhe kur vjen fundi… luajta një film që më dha lavdi të jashtëzakonshme. Nuk di dhe si e kam luajtur. Vetëm me ndihmën, i dedikohet regjisorit rus. Isha fëmijë e fejume, lashë dhe zemrën këtu…” Nga skena e dëbuan!

Ndonëse ishte në kulmin e karrierës së saj si valltare e balerinë e zëshme e kohës në trupën tonë kombëtare. “Nga skena me kanë hequr me dhunë…” Mirëpo me gjithë vitet që shkojnë, Zonja Avdije Alibali s’mund të qëndrojë larg pasionit të saj të madh…mbase të vetmit! ‘Kërcej ndonjëherë ndonjqë valle lirike..se nuk më lë”. Bijë e familjes Sharofi nga Dibra e Madhe, artiste në Tiranën e viteve të para të pas çlirimit, Avdije Alibali kujton të atin e përcjell këtë mesazh me peshë sidomos për të tashmën tonë! “Teolog i shquar babai im, Haki Sharofi, më la të bëhem artiste, të marr profesionin artiste, këta janë myslimanët shqiptarë”

VOAL


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708