Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Shpërndarja online e filmit europian, sesion informimi në Tiranë

$
0
0

creative europeTryeza, pjesë e nënprogramit “Media” të programit të BE- së, “Europa Krijuese 2014 – 2020”

 

Filmi i gjatë artistik, filmi i animuar, serialet, dokumentari faktik dhe ai historik europian dhe shpërndarja e tyre online, ishin në qendër të një tryeze të zhvilluar dje në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës,

“Creative Europe Media Desk Albania”, që tashmë ndodhet pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, shënoi kështu eventin e saj të parë: sesion informimi për thirrjet për propozime nga nën programi Media/Creative Europe 2014 – 2020, në fushën specifike të shpërndarjes (VOD – Video on Demande) të filmit të gjatë artistik, filmit të animuar, serialeve, dokumentarit faktik dhe atij historik evropian. “Creative Europe Media Desk Albania” është zyra ndihmëse e nënprogramit “Media” e programi të BE-së, “Europa Krijuese 2014–2020”, e cila në Shqipëri administrohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Ky program propozon grande dhe projekte për platforma dixhitale, programacione tv etj.

“Media Desk Albania” është zyra dhe qendra e të interesuarve për të aplikuar në thirrjet për propozime të “Creative Europe Media Sub Programme”. Ajo ndihmon falas me asistencë të personalizuar çdo aplikant shqiptar që kërkon të aplikojë në fondet për produktet audiovizive dhe kinematografike të Europës Krijuese.

Përmes këtyre propozimeve synohet që projektet aplikuese të mbështeten në nivelin ndërkombëtar të marketimit, brandimit dhe shpërndarjes së produkteve audiovizive në të gjitha platformat shpërndarëse, me përjashtim të kinemave.

Një tjetër objektiv është promovimi i metodave të reja të shpërndarjes së produkteve audiovizive, me qëllim që të nxisë lindjen e modeleve të reja të biznesit të shpërndarjes së produkteve audiovizive.

Pjesë e këtij aplikimi mund të jenë: kompani private audiovizive (përfshi TV dhe platforma digjitale), organizata jofitimprurëse, shoqata apo fondacione, që kanë për objekt të tyre shpërndarjen e produkteve audiovizive, njësi të qeverisjes vendore, Këshilla Bashkiakë etj..

Seanca e informimit u drejtua nga Arben Papadhopulli, ekspert ndërkombëtar në projektet kulturore dhe audiovizive, si dhe njëkohësisht Drejtues i “Creative Europe Media Desk Albania”.

Afati i fundit për paraqitjen e projekt-propozimeve është data 19 shtator 2015, ndaj duke filluar që dje, 30 korrik 2015 (gjatë seancës së informimit) dhe deri në përgatitjen e plotë të propozimeve të aplikantëve, ekipi i “Creative Europe Media Desk Albania”, do të jetë në dispozicion të secilit aplikant në procesin e shkrimit të projekt propozimeve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708