Një turp është konsideruar nga ekspertët, kjo video që tregon “rindërtimin arkeologjik 3-D të teatrit romak të qytetit antik të Butrintit, pasuri Botërore e UNESCO-s”,- projekt i financuar nga UNESCO.
Pas kritikave që ka marrë nga disa ekspertë, si dhe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ja çfarë thotë edhe arkitekti Artan Shkreli, Këshilltar i Kryeministrit për Territorin dhe Urbanistikën.
“Ç’trishtim ky rikonstruksion virtual i Teatrit në Butrint realizuar nga inekspertë! Për më tepër, hedhur si ‘arritje’ në sajte që përndryshe do duhej të ishin, burime serioze informacioni”,- shkruan ai në Fb.
Forumi Për Trashëgiminë ka publikuar nga ana e tij, punimin e një eksperti për Butrintin, ku krahas fotos që ve përballë kësaj videoje, shënon atë që duhej të ishte në të vërtetë:
“Prerje hipotetike e struktures se Teatrit te Butrintit – realizuar nga eksperti Guri Pani”.