Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Lapidarë dhe Monumente”, fotografitë e australianit në GKA

$
0
0

lapidare dhe monumenteAustraliani Robert Hackman në ekspozitën e parë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, nga 6-31 gusht

 

Janë një përzgjedhje prej rreth tridhjetë e pesë fotografish me ngjyra, në dimensione të mesme, të fotografit australian, Robert Hackman. Fotografitë, të cilat në fokusin e tyre kanë një vëzhgim fotografik personal të autorit nëpër Shqipëri këto vitet e fundit mbi lapidarët dhe monumentet e peizazhit post-socialist shqiptar, do të prezantohen në një ekspozitë “Lapidarë dhe Monumente”, që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Nuk është hera e parë që Hackman ndërmerr një eksplorim të tillë. Vitin e kaluar ai hapi në Muzeun Kombëtar Shqiptar ekspozitën e tij me fokus gjendjen e tanishme dhe metamorfozën e bunkerëve, të ndërtuar gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe, kur Hackman fotografonte bunkerët, lindi dhe ideja për punën e tij të mëvonshme. “U intrigova nga lapidarët dhe monumentet publike ndërsa fotodokumentoja ripërdorimin dhe riciklimin e bunkerëve në Shqipëri. Për shkak se çdo lapidar ishte unik në dukje, fillimisht mendova se bënin dallim nga bunkerët që u ndërtuan në shkallë industriale. Bunkerët ishin kryesisht një përsëritje e së njëjtës histori, pavarësisht nga vendndodhja e tyre; ndërsa çdo lapidar kishte një histori individuale dhe arsyen e vet të ekzistencës”, – shprehet artisti.

Hackman është një fotograf profesionist që nga vitet 2000. I lindur në Australi, ai u zhvendos në Londër, ku sot jeton dhe punon. Interes për punën e tij kanë qenë vazhdimisht çështjet humanitare, historike dhe fetare. Gjatë këtyre viteve ka punuar për UNHCR, UNICEF, Refugee Council, Refugee Action etj. Fokus tjetër i punës së tij është fotografia e peizazhit dhe fotografia abstrakte. Hackman ka hapur ekspozita të ndryshme në Londër, Beograd, Brazil, Gjeorgji, Shqipëri e Australi. Ekspozita e tij në GKA do të qëndrojë e hapur nga nesër, 6 gusht deri më 31 gusht 2015.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708