Pjesë të shpërndara të një populli heronjsh,
Një familje e madhe jemi tani,
Shqiptarë ndjehemi edhe ne,
Mbështjellë me dritë dhe diell.
Po, me gjak shqiptar jemi dhe ne,
……
Këto janë disa vargje të himnit shqiptar të krijuara në Arbanas të Zarës në vitin 1913, vetëm pak kohë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Këto vargje të ndjera janë një mesazh homazhi dhe solidariteti i Arbëneshëve të Zarës me rastin e kësaj ngjarje të shënuar për gjithë kombin shqiptar.
Jo vetëm ky himn, i cili vjen si gjetje befasuese, por edhe një shkrim i sinqertë dhe emocionues mbi shqiptarët e Zarës – Arbanasit, vjen në librin e Paolo Muner ”Jo vetëm Hymni i Flamurit”. Autori përshkruan në këtë shkrim, udhëtimin e tij në Arbanas, ku historia dhe e tashmja vijnë kaq të ndyshme dhe befasuese.
Përurimi i librit ”Jo vetëm Hymni i Flamurit”, u bë nga vetë autori, Paolo Muner, një oficer i Marinës Detare italiane dhe me një lidhje të vecantë me shqiptarët, si dhe nga poetja Leonora Buçinca, në një aktivitet festiv të organizuar në Zagreb nga Shoqata Teatrale ”Mërgimtari”, Kroaci dhe Shoqata Iliria e Koperit, Slloveni, në kuadër të festimeve për 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.