Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Lamtumirë artistit Alfons Balliçi

$
0
0

alfons-balliciAi njihet si kompozitor dhe një ndër kitaristët më virtuozë të viteve ’60-’70 në Shqipëri. Alfons Balliçi është ndarë nga jeta dhe është përcjellë për në banesën e fundit mes nderimit të të afërmve dhe miqve.

“Muzikant i talentuar me një vesh absolut, që të mahniste për mprehtësinë e dëgjimit dhe virtuozitetin improvizues të kitarës, të cilën e mësoi që në fëmijëri pothuajse autodidakt. Njohës i shkëlqyer i motiveve të Elbasanit, ku dhe kaloi periudhën më të rëndësishme të jetës së tij, ai kontribuoi fuqishëm në përpunimin e melodive dhe motiveve të Shqipërisë se Mesme, sa që ato iu bënë elementë organike që i buronin në formën më të përsosur dhe origjinale, në të gjithë krijimtarinë muzikore të tij”, shkruan në “Facebook”, kompozitori i njohur Gazmend Mullahi për “Mjeshtrin e Madh”, Alfons Balliçi.

Balliçi u edukua seriozisht duke u pajisur me dije të plota dhe profesionale. Ai studioi në Akademinë e Arteve dhe ishte një nga kuadrot e parë të tij. “Ashtu si edhe plot kolegë krijues e muzikantë të shkëlqyer, si: Deda, Krajka, Lalo, Xhunga, Kodra, Laro, Shëngjergji, Peçi, Minga, Zaharian, Tili etj., Balliçi shtroi rrugën e drejtë, duke i dhënë këngës tonë dhe muzikës në përgjithësi, një tingëllim sa origjinal dhe profesional, që do të përbënte një përvojë të mrekullueshme dhe një model të rëndësishëm për brezat e mëvonshëm”, shkruhet për të.

Për të gjithë dashamirësit e muzikës kombëtare shqiptare dhe të artistit Alfons Balliçi do të mbahet mënd koncerti i organizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, me krijimtarinë më të spikatur të Balliçit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708