Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Dëmtohen skulpturat “Gladiatorët” në Durrës, ja fotot

$
0
0

Me anë të fotove që po paraqesim duam të sensibilizojmë qytetarët e qytetit të Durrësit!
Mes viteve 1970-1974, Skulptori i Popullit Janaq Paço realizoi kompleksin monumental “Gladiatorët”, sipas relieveve origjinale antike të dy gladiatorëve ilirë, të gjetura në qytetin e Durrësit.

Me dëshirën e familjes së autorit, skulpturat u derdhën për tu vendosur në qytetin e Durrësit sipas amanetit të autorit.

Skulpturat ndodhen tashmë në shëtitoren Taulantia të qytetit prej vetëm 3 muajsh dhe, gjatë ditëve të fundit ato janë dëmtuar, si dhe u është hequr tabela informuese.

Kjo ndodh pikërisht në kulmin e sezonit turistik, në kohën kur shëtitorja Taulantia shndërrohet në pjesën më tërheqëse të qytetit , si për qytetarët, ashtu edhe për vizitorët.
Restauratorët e DRKK Durrës po punojnë për të riparuar dëmtimet e dy skulpturave ndërsa stafi i DRKK Durrës.

glad


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708