Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Creative Mornings: Arti në AKSION

$
0
0

creativeAksion është tema e përzgjedhur  për muajin gusht në  mëngjeset krijuese në 120 qytete të botës.  Në Tiranë i ftuar sot  do të jetë Andi Tepelena, menaxher arti dhe aktivist i shquar social, autor i një fushate me të rinj duke përdorur grafiti në muret e kryeqytetit

 

 

Aksion ishte tema e zgjedhur nga disa artistë kolumbianë pjesë e rrjetit Creative Mornings e cila  u përhap në 120 vende të botës  për t’u diskutuar gjatë muajit  gusht.

Për të treguar rreth temës AKSION është zgjedhur Andi Tepelena, menaxher arti dhe aktivist i shquar social, autor i një fushate me të rinj duke përdorur grafiti në muret e kryeqytetit.

“Aksionet në fushën e artit janë ndërhyrje artistike në funksion të rritjes së individit, por gjithashtu dhe në funksion të kohezionit social të shtresave të ndryshme të popullatës, duke përdorur forma krijuese në zona të ndryshme urbane, jo barazisht të favorizuara. Nëpërmjet veprimeve artistike, paraqiten aspekte të realitetit për t’u dhënë këtyre artikulimeve një shtrirje më të gjerë. Shumë artistë urbanë përfshihen me shpirt e zemër në këto ndërhyrje artistike duke bërë fushata sensibilizimi, në formën e kritikës sociale dhe  duke i dhënë artit jo vetëm funksion zbavitës, por dhe parandalues të fenomeneve të mprehta sociale, që kalojnë shoqëritë tona veçanërisht të rinjtë, si integrimi, dialogu, komunikimi, droga, koha e lirë, mjedisi, autoriteti etj”, është shprehur menaxheri i divizionit kreativ të kësaj nisme për Tiranën, Agron Domi.

Vendi i zgjedhur ka të bëjë  me filozofinë e  zbulimit të vendeve të braktisura, ish-objekte të diktaturës të lëna në mëshirë të fatit siç do të jetë sot  Laboratori i Hidroenergjitikës te Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe e Rrjetit Telematik, sipas organizatorëve vendi ideal për të demonstruar artin e grafitit urban në muret e braktisura, që do të kthehen në skenografi ideale për ilustrimin e temës së radhës.

Artistik grafik Renato Bruka, do të jetë autori i skenografiesë origjinale në ambientet e QNShRrT, vendi ku është projektuar të ndërtohet Teatri i Ri Kombëtar.

Andi Tepelena është themeluesi dhe drejtori i Art Kontakt, një organizatë jo fitimprurëse e vendosur në Tiranë prej vitit 2007.  Synimet kryesore të kësaj organizate  janë promovimi i  shkëmbimeve kulturore  ndërkombëtare dhe implementimi i nismave artistike në fusha si  arti bashkëkohor,  trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor. Andi Tepelena gjithashtu asiston organizma të interesuar në përmirësimin dhe implementimin e praktikave më të mira në fusha të menaxhimit të artit në Shqipëri. Ai është autor i nj sërë artikujsh në Shqipëri mbi çështjen e menaxhimit të kulturës dhe arteve performuese.

Aksionet e artit nuk janë vetëm ndërhyrje artistike e  individët ë lidhur me të, por gjithashtu në funksion të kohezionit  social për njerëz nga sfonde të ndryshme,  që përdorin forma kreative në sfera urbane të zhvilluara  në mënyrë të pabarabartë.  Ndodh përmes ndërveprimeve artistike që  hapen dyert  në të gjitha aspektet e realitetit,   duke u dhënë këtyre artikulimeve një  gamë të gjerë vështrimesh.  Shumë artistë vendas  prezantojnë fushata ndërgjegjësimi publik si një formë e kriticizmit social.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708