Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Libri/ Dervishi: Fotoja e vetëvarjes së një të dënuari në komunizëm

$
0
0

Kasi2Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka botuar së fundmi një libër që bën fjalë për përndjekjet politike gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Në kopertinën e këtij libri, shfaqet edhe fotoja e një të dënuari, i cili ka vetëvarur veten në qeli.

“Në foton qendrore është kampi i punës së detyruar i të burgosurve nr.313 në Spaç, viti 1973. Fotoja tjetër tregon vetëvarjen në një qeli burgu të një të dënuari.

Dinamika e të burgosurve sipas viteve, veprat e shumta që ata kryen, janë disa prej informacioneve që përfshin ky studim”,- shkruan Dervishi në Facebook.

Gjithashtu, pak më poshtë, ai ka botuar edhe kopertinën e një tjetër libri, që flet për vrasjen në kufi të shqiptarëve që tentonin t’i largoheshin ferrit komunist.

Në kopertinën e këtij libri tjetër shfaqet një i pafat që është vrarë teksa përpiqej të kalonte kufirin.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708