Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Shkodër: 5 misione arkeologjike tregojnë pasurinë

$
0
0

shqiponja e zbuluar ne KOmanGaleria e Arteve në Shkodër, më 8 prill, prezanton në një ekspozitë rezultatet e pesë misioneve arkeologjike në kuadrin rajonal të territorit të Shkodrës. Bëhet fjalë për rezultatet e këtyre dhjetë viteve të fundit, të misioneve franceze në Koman e Lezhë, misioneve polake në Shkodër e Risan (të Malit të Zi) dhe misionit gjerman po në Lezhë

 

Një ngjarje jo e zakontë për shkencën dhe trashëgiminë shënohet këto ditë në Shkodër. Pesë misione arkeologjike me studiues evropianë dhe shqiptarë do të mblidhen në një ekspozitë të përbashkët arkeologjike, nën cilësimin e paraqitjes së arkeologjisë së Ballkanit Perëndimor.

Për palën shqiptare ngjarja rikthen vëmendjen nga rezultatet e gërmimeve arkeologjike, kryesisht në territorin e veriut, misionet në Koman dhe Lezhë, në një situatë më të qetë të vëmendjes jashtë konteksteve politike dhe imponimit të tyre.

Për herë të parë duket se është dhe një rezultat i mbështetjes së punës së arkeologëve për të mbrojtur këto zona, duke mos qëndruar më indiferentë, thjesht në fushën e tyre të kërkimit.

Përmendim se rasti është i arkeologes Etleva Nallbani, e cila krah punës në zbulimin dhe paraqitjes befasuese të shtrirjes së hartës arkeologjike në Koman, u përball me një situatë të paprecendet, pikërisht me politikën.

U desh ndërhyrje dhe një debat i gjerë, që vendimi fatal të kthehej mbrapsh për vendosjen e shtyllave në zonat arkeologjike të Komanit.

E ripërmendën këtë rast si model sensibiliteti ndaj kësaj pasurie.

Ndërsa duke iu rikthyer ekspozitës, në galerinë e arteve në Shkodër do të bëhet paraqitja për rezultatet e pesë misioneve arkeologjike në kuadrin rajonal të territorit të Shkodrës.

Konkretisht bëhet fjalë për rezultatet e këtyre dhjetë viteve të fundit, të misioneve franceze në Koman e Lezhë, misioneve polake në Shkodër e Risan (të Malit të Zi) dhe misionit gjerman po në Lezhë.

Sipas organizatorëve, qëllimi është që nëpërmjet rezultateve të vihet në pah pasuria e madhe e Shqipërisë së Veriut, konkretisht rajonit të Shkodrës.

Institucionet e huaja bashkëpunuese janë shkolla franceze e Romës, laboratori i exelencës Labex Resmed “Réligions et sociétés dans le monde Méditerranéen”; Universiteti i Varshavës dhe Deutsches Archäologisches Institut i Berlinit, mbështetëse te këtyre projekteve, si dhe ambasada franceze në Tiranë.

Të pranishëm, studiues evropianë dhe vendës: Stéphane Gioanni (drejtor i seksionit mesjetar në Shkollën franceze të Romës); Stéphane Verger (drejtor studimesh në Ecole Pratique des Hautes Etudes); Etleva Nallbani (kërkuese shkencore CNRS/ UMR 8167 Orient et Mediterranee – College de France; bashkëdrejtuese e misionit shqiptaro-francez të Lezhës dhe Komanit); Saimir Shpuza (kërkues shkencor, Instituti Arkeologjik i Tiranës; bashkëdrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-polak të Shkodrës); Piotr Dyczek (profesor Universiteti i Varshavës; drejtues i Institutit të Studimeve për Evropën Juglindore në Antikitet; bashkëdrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-polak të Shkodrës dhe Risanit); Gëzim Hoxha (kërkues shkencor, Instituti arkeologjik i Tiranës; bashkëdrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-gjerman të Lezhës); Genevieve Buhrer -Thierry (profesore Universiteti Paris 1, Pantheon-Sorbonne; presidente e Shoqërisë së Historianëve Medievistë e Universiteteve shtetërore/SHMESP); Olivier Delouis (kërkues shkencor, CNRS/ UMR 8167 Orient et Méditerranée – Collège de France; përgjegjës shkencor i Laboratorit të exelencës Labex-RESMED); Luan Përzhita (kërkues shkencor; drejtor i Institutit arkeologjik të Tiranës).

Pjesë e ekspozitës janë edhe institucione shqiptare që kanë kontribuar në arritjen e këtyre rezultateve dhe që bashkëpunojnë për ketë ekspozitë, DRKK e Shkodrës, Ministria e Kulturës, si dhe Instituti Arkeologjik me Qendrën e Studimeve Albanologjike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708