Pas “BunkArt” dhe “Shtëpisë me Gjethe”, për publikun do të hapet edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut.
Lajmin e bëri publik kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës publike që zhvilloi për planin urbanistik të Tiranës.
“Një nga projektet e afërta kulturore të Bashkisë Tiranë, është edhe hapja e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-bllokut. Do shfrytëzojmë disa hapsira që më parë kanë qenë tabu”,- tha Veliaj.