Në qytetin Muze të Gjirokastrës është shembur gjatë natës një pjesë e fasadës së një godine karakteristike në “Qafën e Pazarit” të njohur si godina e “Gjashtëkëndëshit”.
Godina ishte e amortizuar dhe pronarët shpesh kishin bërë apel për ndërhyrje, pasi e ndodhur tek Qafa e Pazarit, një zonë tepër e frekuentuar nga turistët mund të përbënte rrezik.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak kanë qenë reshjet e shiut. Ndërhyrjet për mirëmbajtjen e këtyre shtëpive në këtë qytet bëhen të autorizuara nga administrata e Mirëmbajtjes së Monumenteve të Kulturës. Është koha që ndërhyrje për mirëmbajtjen e tyre të bëhen jo vetëm në Gjirokastër por edhe në Berat dhe Krujë./ATSH